Pa marrë parasysh se sa fetarë jeni apo sa seriozisht i festoni Pashkët, asnjë nga ne nuk mund të mohojë se kjo është koha më e bukur e vitit. Pashkët paraqesin një kohë shprese dhe rilindje, lumturi dhe shpengim.
Nëse ju do e kaloni të dielën e Pashkëve me familjen tuaj, në një mëngjes të vonë me miqtë , apo do të shijoni fundjavën e pranverës me veten, kjo është koha e përkryer për reflektim, soditje, dhe frymëzim.
Për të krishterët në mbarë botën, Pashkët ose festa e ringjalljes së Jezu Krishtit, është më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë, dhe festohet me shërbimet e kishës, darkat ekstravagante, dhe koha e kaluar me familjen.
Por, edhe në qoftë se ju nuk jeni thellësisht fetar, Pashkët sjellin gëzim. Kjo është një shenjë se dimri i gjatë iku dhe se jeta e re është në rrugën e saj, se universi është i gatshëm të dhurojë mbi ne lavdinë e pranverës.
“Pashkët janë simbol i shpresës, rinovimit, dhe jetës së re.” – Janine di Giovanni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.