Fantazma që shpërndante shpresë në terrin e Kyiv (Kiew është transkriptimi që përdorin Rusët) sot raportohet i rrëzuar, por i gjallë!!
Pati një interes të lartë jo për shpërndarjen në Twitter nga ish-presidenti Poroshenko, por Fantazma theu rekordin e rrëzimit të 6 avionëve në qiellin e Ukrainës në datën 24/02/2022 dhe e rriti shifrën më 10 avionë më datën 27, u dekorua me titullin e botës të aviacionit luftarak ASI (AS është titulli kur ti rrëzon 5 avionë armik).
Por nëse Fantazma nuk është reale, Fantazma është trillim, e shumë tituj të ngjashëm çfarë ndodh në psikologjinë e njerëzve? Madje, në botën e medias ka skepticizëm, u ngjallën deri tek gjiganti DW që kërkonte fakt, kredenciale zyrtare kundrejt Shtabit të Armatosur Ukrainas deri në absurd në këtë kohë sulmi, në këtë kohë që Putin ka vendosur shënjestra emërore!
Ku ka më mirë se Fantazma t’i shërbejë dritës, t’i çajë retë gri të bombardimeve dhe rrezet të depërtojnë në shpirtrat e milionave ukrainasve, që në këtë terr të pamerituar t’u shpërndajë SHPRESË.
Ihor Smishko nga Kyiv, koleg i artë, më siguron foton e ASI-t Ukrainas dhe ma konfirmon që ai është i duhuri, dhe fotografim maksimal për sa mund të fotografohet një Fantazmë!
Por, nëse rënia e qiellpastruesit sot është me humbjen e ASI-t të vetëm, atëherë Ukrainën do ta mbërthejë grija e tmerrshme.
Po nëse Fantazma është MIT? PUNË E MADHE.
Një këndvështrim i reporterit të revistës Psikologjia, Vlasov Sulaj, nxit interesin për të mësuar më shumë mbi mitin, simbolin që e ndihmon njeriun të kuptojë dhe besojë realitetin ku gjendet. T’i japë shpresë vetës dhe kurajë, duke përforcuar bindjen pozitive drejt ndryshimeve që i bëjnë mirë në aspektin psikologjik. Konkretisht, një qasje psikologjike mbi luftën në Ukrainë, për heronjtë e rezistencës, në janë fantazim apo jo, psikologë të vjetër thonë se kjo i shërben forcës dhe bindjes për të kapërcyer dhimbjen dhe për të mbajtur gjallë shpresën e fitores.
Ky këndvështrim përputhet me atë të psikologëve Rudica dhe Costea: “Të gjitha krijimet e mëdha mitologjike përshkruajnë, në nivelin e një sensi të përbashkët psikologjik, të gjithë dramaturgjinë e jetës sonë të brendshme”. Ne mund të vëzhgojmë, nga pikëpamja psikologjike, ekzistencën e tre niveleve përmes të cilave mund të kuptojmë çdo mit.
Në nivelin e parë, atë formal, është i rëndësishëm vetë rrëfimi, si një varg ngjarjesh që çojnë në një fund të caktuar.
Niveli i dytë dhe i tretë, shumë më i çmuar për psikologjinë, kanë si themel aktin e interpretimit.
Miti si dëshmi është i lidhur ngushtë me “krijuesin” e tij (në këtë kontekst, një komunitet apo komb).
Në vend të kësaj, “miti si e vërtetë” shkon përtej kufijve gjeografikë, kulturorë dhe historikë. Natyrisht po flasim për të vërtetën psikologjike, për kuptimin universal, atë që zbulon diçka për qenien njerëzore në vetvete.
Një analizë e tillë është e shpeshtë në psikologji, duke u lidhur me “emra të mëdhenj” si Sigmund Freud, i cili besonte në universalitetin, të diskutuar më vonë, të kompleksit të famshëm të Edipit.
Miti ofron mundësinë për të hetuar konceptimin që komunitetet e lashta kishin për shpirtin njerëzor.
Duke cituar studiuesin e famshëm Joseph Campbell, “simbolet mitologjike godasin, duke i stimuluar ato qendra jetike që terminologjitë e fesë dhe forca e detyrimit nuk mund t’i arrijnë”. Dhe ky lloj stimuli, sipas tij, është pikërisht ajo që duket se i mungon njeriut modern.
Sot ne kërkojmë rrugën tonë drejt një “universi tërësisht laik, të bërë lakmitarë dhe në njëfarë kuptimi çnjerëzor nga zbulesat e shkencës”. Ndonjëherë na duket se ndjejmë nostalgji për një univers më animist, në të cilin aventura njerëzore ende kërkon mundësinë e të qenit të lirë për të marrë pjesë në një jetë më të madhe dhe më shpirtërore.
Një nga temat interesante është e ashtuquajtura “Udhëtimi i Heroit”. Ka një mori mitesh të lidhura me këtë arketip, të cilat janë jashtëzakonisht të përdorshme në punën psikologjike. Një shembull i kësaj janë veprat e Herkulit, në të cilat heroi përballet një sprovë pas tjetrës për të arritur në mënyrë metaforike realizimin e plotë të Vetes së tij.
Nuk do të jemi vetëm personazhe në tregimet tona. As tw këqij, as viktima… as heronj. Do të jemi autorët e jetës sonë. Do të shkruajmë finalet e guximshme të jetës sonë.
*Casandra Brené Brown është një profesoreshë, pedagoge, autore dhe prezantuese e podkasteve amerikane. Brown është i njohur veçanërisht për kërkimet e saj mbi turpin, cenueshmërinë dhe udhëheqjen.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.