Në fokus

March 14, 2019 | 8:32

Gjaku na bën të afërm, por besnikëria na shndërron në një familje

Ne vijmë në botë si të shpërthejmë nga një fishekzjarr. Menjëherë, ne e shohim veten të lidhur me një seri njerëzish me të cilët ndajmë gjakun, gjenet. Një familje e të cilës do të jemi pjesë, e cila do të përpiqet të rrisë vlerat e saj, pak a shumë ta drejta…

Gjithkush ka një familje. Është e lehtë të kemi një: të gjithë kemi origjinën dhe rrënjët. Megjithatë, gjëja e vështirë është ta mbash atë dhe të dimë se si ta ndërtojmë, për të ushqyer lidhjen çdo ditë në mënyrë që ajo të mbetet e paprekur.

Ne të gjithë kemi nënat, baballarët, vëllezërit, xhaxhallarët… nganjëherë grupe të mëdha prindërore me anëtarë me të cilët ne me siguri nuk kemi marrëdhënie. A duhet të ndihemi fajtor për këtë?

E vërteta është se ndonjëherë ne ndiejmë pothuajse detyrimin moral që të pajtohemi me atë kushëri apo xhaxhain me të cilin ne ndajmë kaq shumë interesa dhe që na kanë bërë aq shumë të këqija në jetë. Mund të ekzistojë një lidhje gjaku, por jeta nuk na detyron të shkojmë së bashku me të gjithë, kështu që nganjëherë largimi ose mbajtja e një lidhjeje “rrethane” nuk duhet të shkaktojë ndonjë traumë.

Çfarë ndodh kur flasim për familjen në kuptimin më të ngushtë? Etërit dhe vëllezërit?

Lidhjet janë më të forta se gjaku

Ndonjëherë ne priremi të mendojmë se të qenit një familje supozon që të ndajmë diçka më shumë se gjaku ose pema familjare. Ka njerëz që pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme besojnë se një fëmijë duhet të ketë të njëjtat vlera si babai i tij, të ketë të njëjtat ide dhe të sillet në mënyrë të ngjashme.

Ka nëna dhe baballarë të cilët habiten nga ndryshimet që kanë fëmijët ose vëllezërit e tyre nga njëri-tjetri. Si mund të jetë e mundur kur të gjithë janë krijuar nga i njëjti person? Është sikur brenda bërthamës familjare të ketë një harmoni të qartë, pa dallime të tepruara ndërmjet anëtarëve që janë pjesë e saj, ku çdo gjë mund të kontrollohet dhe të jetë në rregull.

Duhet të jemi të qartë se personaliteti ynë nuk transmetohet gjenetikisht 100%, disa karakteristika mund të trashëgohen dhe sigurisht ndarja e një ambienti çon në ndarjen e një sërë dimensionesh. Megjithatë, fëmijët nuk janë kopje të prindërve, as nuk do të jenë kurrë në gjendje t’i bëjnë fëmijët e tyre të përputhen me pritjet e tyre.

Personaliteti është dinamik, është ndërtuar çdo ditë dhe nuk ndalet në pengesat që prindërit ndonjëherë përpiqen të rrisin. Pikërisht nga kjo, lindin mosmarrëveshje, konflikte, përplasje…

Për të krijuar një lidhje të fortë dhe të sigurt në nivelin e familjes, ne duhet të respektojmë dallimet, të promovojmë pavarësinë e çdo personi dhe individualitetin e tij, pa vënë mure, pa fajësuar çdo fjalë apo sjellje…

Pikat kryesore të familjeve që jetojnë në harmoni

Ndonjëherë shumë prindër i shohin fëmijët e tyre duke u larguar nga shtëpia. Ka vëllezër që ndalojnë të flasin dhe familje që numërojnë karriget bosh të mbetura në shtëpi. Çfarë është e gjitha kjo? Është e qartë se çdo familje është një botë e ndarë, me udhëzimet e saj, besimet dhe ndonjëherë, me dritaret e mbyllura, ku vetëm njerëzit që janë pjesë e saj e dinë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe si të jetojnë të tashmen. Megjithatë, mund të flasim për një bosht themelor të përgjithshëm që mund të na bëjë të mendojmë.

– Qëllimi i arsimimit është t’i jap njerëzve në botë siguri për veten e tyre, të jenë të aftë dhe të pavarur, të cilët mund të arrijnë lumturinë dhe mund t’ua ofrojnë të tjerëve. Si i merrni të gjitha këto? Ofrimi i dashurisë së sinqertë, e cila nuk imponohet dhe nuk mund të kontrollohet. Një dashuri që nuk ndëshkon për mënyrën se si një person është, mendon ose vepron.

– Ne nuk duhet të fajësojmë gjithmonë të tjerët për atë që ndodh. Nuk mund të fajësohet një nënë ose baba, sepse dikush ndihet i paaftë për të bërë gjëra të caktuara, apo ai vëlla gjithmonë është trajtuar më mirë se ne.

Është e qartë se kur duhet të edukosh dikë, gjithmonë bën gabime. Megjithatë, ne gjithashtu duhet të marrim kontrollin e jetës sonë dhe të jemi në gjendje të reagojmë, të dimë të themi jo dhe të mendojmë se jemi në gjendje të ndërmarrim projekte të reja, ëndrra të reja me besim dhe pjekuri, pa qenë skllevër të kujtimeve familjare të së kaluarës.

Të qenit familje jo gjithmonë nënkupton ndarjen e mendimeve të njëjta ose të njëjtat pikëpamje. Dhe për këtë arsye ne nuk duhet të gjykojmë, të ndëshkojmë ose, edhe më keq, të përçmojmë. Sjelljet si këto krijojnë distancë dhe çojnë në gjetjen, ditë pas dite, e më shumë besnikërie tek miqtë se sa familja.

– Nganjëherë, ne ndiejmë detyrim moral që të kemi kontakt me ata pjesëtarë të familjes që na kanë lënduar, që na bëjnë të ndihemi të parehatshëm, të cilët vazhdimisht na gjykojnë.

Unë jam familja jonë, është e vërtetë, por duhet të marrim parasysh se gjëja me të vërtetë e rëndësishme në këtë jetë është lumturia dhe arritja e një ekuilibri të brendshëm. Paqja e brendshme. Nëse këto ose ata anëtarë të familjes shkelin të drejtat tuaja, mbani distancën tuaj!

Virtyti më i madh i një familjeje është pranimi i njëri-tjetrit pikërisht ashtu siç është, me harmoni, dashuri dhe respekt.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top