Marrëdhënie

March 14, 2020 | 8:26

Gjashtë gjëra të përbashkëta të prindërve që rrisin fëmijë të suksesshëm

Kur është fjala për rritjen e fëmijëve, çdo prind dëshiron më të mirën. Disa hulumtime psikologjike ju vijnë në ndihmë për të arritur qëllimin. Këtu janë gjashtë gjëra, që prindërit e fëmijëve të suksesshëm kanë të përbashkët:

1

Prindërit  kanë marrëdhënie të shëndetshme me njëri-tjetrin

Fëmijët që rriten në familje pa konflikte janë më të suksesshëm. Nëse jeni, ose jo me bashkëshortin tuaj është e rëndësishme të shmangni konfliktet, sidomos në prani të fëmijëve.

Fëmijët e tyre kanë punë për të përmbushur

Ata i ngarkojnë fëmijët me detyra të caktuara. Ndihmesa në punët e shtëpisë i ndihmon fëmijët të krijojnë ndjeshmëri dhe pavarësi.

Ata  kanë synime për fëmijët e tyre

Synimet që prindërit kanë për fëmijët e tyre, në fund të fundit kanë një ndikim të madh në aftësinë e fëmijës për të arritur këto shpresa. Prindërit së bashku me fëmijët punojnë për të arritur qëllimet.

Ata krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët e tyre

Investimet në marrëdhëniet e hershme prind-fëmijë mund të rezultojnë me efekte afatgjata,që grumbullohen në të gjithë jetën e individëve.

Ata zgjedhin të lavdërojnë përpjekjet mbi arritjen apo dështimin

Ata e shohin edhe dështimin si një gjë jo të keqe. Dështimi nuk shihet aq shumë si mungesë e talentit apo inteligjencës, por si një mundësi për rritjen dhe mprehjen e aftësive të tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top