Dëshmi

June 17, 2019 | 11:40

Gjatë lindjes zbuloi se vuante nga kanceri: “Vajza ime më shpëtoi jetën”

Historia emocionale dhe njëkohësisht tronditëse e Carla Woods, e cila gjatë lindjes zbuloi se vuante nga kanceri: “Vajza ime më shpëtoi jetën”. Carla Woods zbuloi se kishte kancer kur po lindte fëmijën e saj të dytë.  

Imagjinoni, jeni në sallën e operacionit. Më në fund pas nëntë muajsh pritjeje, ju jeni gati të gëzoni dashurinë tuaj të madhe. Ju jeni të shqetësuar, të lumtur, doni të takoni fëmijën tuaj. Nuk mund të prisni për të njohur fytyrën e tij, për të ndier aromën e lëkurës. Dhe, pastaj, pak çaste pas ardhjes në jetë të fëmijës, mjekët fillojnë të lëkunden dhe të thonë se ka një problem.

Kjo është ajo që ndodhi me Woods, e cila vendosi të tregojë për herë të parë historinë e saj në Facebook dhe më pas në Daily Mail.

“Për mua dhe burrin tim ishte një shok”, shkruan gruaja në profilin e saj në Facebook. “Nuk menduam se ishte diçka aq serioze sa kanceri. Unë kurrë nuk kisha lënë pa bërë një vizitë, apo analizë. Gjithmonë kam bërë teste pas lindjes së fëmijës tim të parë, Paige.

Pastaj, kur më duhej të bëja testin e dytë, erdhi lajmi për shtatzëninë e Freyas “. Pas disa testeve, gruaja zbuloi se kishte kancer: për këtë arsye Carla, pas ardhjes në jetë të Freyas, duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë dhe terapisë rrezatuese. Gruaja thotë se kurrë nuk ka vërejtur ndonjë gjë të çuditshme: ajo nuk kishte simptoma që mund të bënin që të mendonin për praninë e një kanceri.

Dëshira e saj e vetme është që të gjitha gratë të testohen, në mënyrë që ato të mund ta parandalojnë dhe trajtojnë atë në kohë, ashtu siç i ka ndodhur asaj. Tani, gruaja është mirë dhe thotë se është e lumtur: “Për fat të keq, nuk mund të kem më shumë fëmijë, por jam gjallë, kam luftuar dhe kam dy vajza të mrekullueshme që kanë nevojë për nënën e tyre”.

 

 

Burimi / www.cettinella.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top