Mjafton të shohim prindërit për të hamendësuar se sa i gjatë do të bëhet një fëmijë. Nëse njëri prej të dy prindërve është 2 centimetra më i gjatë se sa mesatarja, atëherë ka mundësi që edhe fëmija të jetë i gjatë. Ky është një parashikim që mund të ketë lidhje me gjenetikën, falë informacioneve të mbledhura mbi më shumë se 250 mijë njerëz në Europë, Amerikën e Veriut dhe Australi nga një grup kërkimi ndërkombëtar. Gjatësia varet në 80% të rasteve nga gjenet, nga të paktën 400 zona të ADN-së të përfshira në zhvillimin “për së gjati” të organizmit. Për shumë prej këtyre geneve nuk dihet ende roli, të tjerë duket se ndikojnë procesin e rritjes së skeletit. Tim Frayling nga “Exeter Medical School University”, i cili ka mbikëqyrur studimin, shprehet: “Jam shumë i habitur se sa kompleks është mekanizmi i gjeneve. Deri tani kemi identifikuar 700 variante gjenetike që janë vendimtarë dhe kjo mund të ketë një ndikim real në trajtimin e sëmundjeve si osteoporoza apo kanceri i kockave”. Rezultatet e studimit janë botuar në revistën “Nature Genetics” dhe mund të përdoren për trajtimin e sëmundjeve që ndikohen nga gjatësia apo për t’i siguruar prindërit e shqetësuar për rritjen e pakët të fëmijëve të tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.