Në fokus

June 19, 2019 | 11:41

Gjendet ‘çelësi’ i jetëgjatësisë dhe shëndetit

Një proteinë e cila gjendet në gjakun e organizmave të rinj ndihmon të jesh i shëndetshëm, dhe nëse transferohet në një organizëm të moshuar, ndihmon në shtyrjen e plakjes. Me kalimin e viteve, sasia e kësaj proteine pëson ulje në mënyrë të njëjtë me rritjen e numrit të problemeve shëndetësore dhe ka një rol kyç në procesin e prodhimit të energjisë nga qelizat.

Në eksperimentet e kryera, kjo proteinë i është injektuar organizmave më të moshuar dhe i ka ndihmuar të jetojnë më gjatë dhe shëndetshëm. Sipas studiuesve të Universitetit të Washington, ajo është vendimtare në përcaktimin e jetëgjatësisë dhe të shëndetit të mirë gjatë plakjes. Nga eksperimentet rezulton se sasia e saj është drejtpërdrejt e lidhur me numrin e ditëve të jetës, sa më e lartë sasia e saj, aq me e gjatë jeta.

Eksperimentet janë kryer mbi kaviet në laborator dhe tani studimet do të shtrihen edhe tek njeriu, për të kuptuar nëse është kjo proteinë çelësi i jetëgjatësisë dhe shëndetit.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top