Në fokus

November 4, 2019 | 8:45

Gjendet molekula që zbulon skizofreninë shumë më para se të shfaqen simptomat e saj

Nga flokët mund të zbulohet skizofrenia shumë më parë se të shfaqen halucinacionet. Bëhet fjalë për një molekulë në fijet e flokëve, e cila kur është në nivele të larta përkon me një luhatje biokimike të trurit, që duket se vjen si pasojë e një stresi inflamator.

Zbulimi i kërkuesve japonezë të qendrës Riken për shkencat e trurit, është publikuar në revistën Embo Molecular Medicinë dhe ka një rëndësi të madhe, pasi i hap rrugën krijimit të medikamenteve të reja dhe testeve për diagnostikim të hershëm.

Studimi evidenton për të parën herë që reagimi i tepruar ndaj zhurmave, që është tipike e të atyre që vuajnë nga skizofrenia, vjen si rrjedhojë e prezencës në sasi të lartë të enzimës MPST, që prodhon një molekulë antioksidante.

Zbulimi është bërë duke përdorur kaviet e laboratorit, më pas ka mbërritur konfirmimi post-mortum i trurit të disa pacientëve, të dhëna të cilat janë krahasuar me ato të personave të shëndetshëm. Gjithashtu analizat e bëra më pas kanë vërtetuar se në pacientët që vuajnë nga skizofrenia, sasia e kësaj molekule është gjithnjë e lartë.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top