Këshilla & Arsye

November 18, 2019 | 9:40

Gjenet janë ato që ndikojnë në gjithçka

Keni dëgjuar nga njerëz të ndryshëm se nuk i pëlqejnë ushqime të caktuara ose jeni vetë një nga këta persona? Sipas disa hulumtimeve të reja, gjithçka ka të bëjë me gjenet tuaja. Trashëgimia e dy kopjeve të gjenit të shijes, bën që ju të ndjeni dyfish shijen e hidhur të perimeve të ndryshme si barbunjave dhe brokolit.

Shkencëtarët shprehen se kjo gjë shpjegon se pse, disa njerëz e kanë të vështirë të përdorin perime në dietën e tyre. Ky gjen mund të krijojë pakënaqësi, edhe ndaj shijes së birrës, kafesë ose çokollatës së errët. Jenifer Smith dhe kolegët e saj në universitetin e mjekësisë në Kentucky, thonë që njerëzit me gjene të shijeve të dyfishuar janë të ndjeshëm edhe ndaj aromave.

Të gjithë trashëgojnë dy kopje të gjenit të shijes që quhet “TAS2R38”. Ai kodon një proteinë në receptorët e shijes në gjuhë, gjë që na lejon të shijojmë ushqimet. Njerëzit që trashëgojnë dy kopje të këtij gjeni, nuk janë të ndjeshëm ndaj shijeve të hidhura. Ata që kanë një kopje të këtij gjeni dhe të një tjetri të quajtur PAV, i bëjnë njerëzit të ndjejnë më shumë shijet e hidhura. Ndërkohë personat që kanë dy kopje të gjenit PAV, nuk mund t’i konsumojnë ushqimet që i shijojnë të hidhura. Shkencëtarët, kryen studimin tek 175 njerëz, tek të cilët gjetën dy kopje të shijes PAV, që nuk mund të hanin dot asnjë perime jeshile, të cilat janë shumë të mira për shëndetin e zemrës.

Smith u tha mjekëve në një takim që kishin në një konferencë të Shoqatës Amerikane të Zemrës se ata, duhet të marrin parasysh edhe gjenet e shijes kur i këshillojnë ushqimet pacientëve të tyre. Studiuesit shpresojnë të zbulojnë, nëse përdorimi i erëzave mund të ndihmojë në fshehjen e shijesh ë hidhur dhe t’i bëjë perimet më tërheqëse për njerëzit, pasi ato janë shumë të nevojshme për shëndetin.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top