Asgjë tjetër veç zakoneve të këqija nuk e minojnë produktivitetin. Ato janë të pabesë, të zvarrisin ngadalë derisa të mos vësh re dëmet që shkaktojnë. Zakonet e këqija ngadalësojnë dhe ulin saktësinë, kreativitetin dhe mbysin performancën. Vënia nën kontroll e zakoneve të këqija është e rëndësishme dhe jo vetëm për hir të produktivitetit.
Një studim i Universitetit të Minesotas zbuloi se njerëzit që ushtrojnë një shkallë të lartë të vetëkontrollit priren të jenë shumë më të lumtur sesa ata që nuk e bëjnë, si në moment, ashtu edhe në planin afatgjatë.
Disa zakone të këqija shkaktojnë më shumë telashe se të tjerët, dhe nëntë zakonet e mëposhtme janë armiqtë më të mëdhenj të suksesit dhe mirëqenies tuaj. Eliminimi i tyre do të rrisë produktivitetin dhe si rrjedhojë lejon shijimin e gjendjes pozitive që vjen me rritjen e vetëkontrollit.
Lundrimi në internet në mënyrë impulsive
Mjaftojnë 15 minuta rresht për tu përqendruar përpara përfshirjes plotësisht në një detyrë. Sapo të bëhet kjo, pason një gjendje euforike e produktivitetit të rritur të quajtur rrjedhë. Kërkimet tregojnë se njerëzit në gjendje rrjedhëse janë pesë herë më produktiv sesa do të ishin nëse nuk do të kishin zakonet që kanë. Gjatë punës, nëse shpërqendrohesh duke klikuar faqen e facebook, lexon një lajm sporti, apo kryen një veprim çfarëdo që të largon nga rrjedhja, kjo do të thotë që duhen edhe 15 minuta të tjera përqendrimi të vazhdueshëm për të rivënë gjendjen e rrjedhës. Nëse shpërqendrimi ndodh disa herë gjatë ditës , duhet një ditë e tërë për të provuar dhe kapur rrjedhën.
Perfeksionizmi
Shumica e shkrimtarëve kalojnë orë të tëra duke stërvitur truri mbi karakteret e personazheve dhe ngjarjeve, madje ata shkruajnë faqe të tëra edhe pse e dinë se nuk do ti përfshijnë kurrë në draftin final të librit. Ata e bëjnë këtë sepse e dinë që ideve u duhet kohë për tu zhvilluar. Ne priremi të ngrihemi kur është koha për të filluar, sepse e dimë se idetë tona nuk janë perfekte dhe ato që prodhojmë mund të mos jenë të mira. Por, si mund të prodhohet ndonjëherë diçka e shkëlqyer nëse nuk u jepet kohë ideve për të evoluuar? Autori Jodi Picoult përmblodhi rëndësinë e shmangies së perfeksionizmit në një mënyrë të përsosur: “Ju mund të redaktoni një faqe të keqe, por nuk mund të modifikoni një faqe të zbrazët.”
Takimet
Takimet e gëlltisin kohën e çmuar të çdokujt si asnjë tjetër. Njerëzit ultroduktivë shmangin sa më shumë të jetë e mundur takimet me njerëzit. Ata e dinë që një takim do të vazhdojë përgjithmonë nëse e lejojnë atë, kështu që kur duhet të kenë një takim, ata njoftojnë të gjithë që në fillim se do të mbërrijnë në orarin e caktuar dhe do të qëndrojnë aq sa takimi është parashikuar paraprakisht. Kjo përcakton një kufi të qartë që i motivon të gjithë të jenë më të përqendruar dhe më efikas.
Përgjigjja e e-maileve sapo mbërrijnë
Njerëzit produktiv nuk lejojnë që posta e tyre elektronike të jetë një ndërprerje e vazhdueshme. Përveç kontrollit të postës elektronike në një orar të caktuar, ata përfitojnë nga natyra selektive që i japin përparësi mesazheve nga dërguesi. Ata vendosin alarme për shitësit e tyre më të rëndësishëm dhe klientët e tyre më të mirë, duke kursyer pjesën tjetër të kohës për punë të rëndësishme. Disa njerëz madje krijojnë përgjigje automatike.
Butoni i shtyrjes së alarmit
Kur fle, truri vihet në lëvizje nëpër një seri ciklesh të hollësishme, e fundit prej të cilave përgatit të qenit vigjilent në kohën e zgjimit. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë ndodh zgjimi i menjëhershëm para se alarmit të fiket – truri e di se është koha e zgjimit dhe është gati ta bëjë këtë. Kur shtypet butoni i shtyrjes së rënies së alarmit dhe ndodh të biesh përsëri në gjumë, humbet gatishmëri dhe zgjimi ndodh më vonë, që shkakton lodhje dhe mërzitje. Më e keqja nga të gjitha është se kjo mërzi mund të zgjasë me orë të tëra. Pra, pa marrë parasysh lodhjen e një dite më parë, zgjimi herët të lejon të jesh shumë produktiv.
Multitasking (kryerja e disa veprimeve të ndryshme njëkohësisht)
Multitasking është një vrasës i vërtetë i produktivitetit. Hulumtimi i kryer në Universitetin Stanford konfirmon që multitasking është më pak produktiv sesa të bësh një gjë të vetme në një kohë të caktuar. Studiuesit zbuluan se njerëzit që bombardohen rregullisht me disa rrjedhë informacioni elektronik nuk mund t’i kushtojnë vëmendje të gjitha veprimeve në mënyrë cilësore. Kur përpiqeni të bëni dy gjëra në të njëjtën kohë, trurit tuaj i mungon aftësia për të kryer të dy detyrat me sukses.
Por, çfarë ndodh nëse disa njerëz kanë një dhuratë të veçantë për multitasking? Studiuesit e Stanford krahasuan grupe njerëzish, bazuar në prirjen e tyre për të multitask dhe besimin e tyre se kjo ndihmon performancën e tyre. Ata zbuluan se personat që kryenin disa veprime njëherësh – dhe mendonin se kjo rrit performancën e tyre – në të vërtetë ishin më keq në multitasking sesa ata që u pëlqen të bëjnë një gjë të vetme në një kohë të caktuar.
Personat që ushtrojnë shpesh Multitasking performuan më keq sepse kishin më shumë probleme për të organizuar mendimet e tyre duke filtruar edhe informacione të parëndësishme. Po ashtu ata ishin më të ngadalshëm në kalimin nga një detyrë në tjetrën.
Lënia e detyrave të vështira
Ne kemi një sasi të kufizuar të energjisë mendore, dhe ndërsa e shterojmë këtë energji, vendimmarrja dhe produktiviteti ynë bien me shpejtësi. Kjo quhet lodhje e vendimeve. Kur i shtyni detyrat e vështira sepse ato frikësojnë, ato kursehen deri për gjendjen më të keqe. Për të mposhtur lodhjen e vendimeve, duhet të trajtohen detyra komplekse në mëngjes kur mendja është e freskët.
Përdorimi i telefonit, tabletit ose kompjuterit në shtrat
Kjo është një e e keqe e madhe që shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë se dëmton gjumin dhe produktivitetin e tyre. Drita blu me gjatësi vale lundruese luan një rol të rëndësishëm në gjendjen shpirtërore, nivelin e energjisë dhe cilësinë e gjumit. Në mëngjes, rrezet e diellit përmbajnë përqendrime të larta të kësaj drite blu. Kur sytë i ekspozohen direkt, drita blu ndalon prodhimin e hormonit që shkakton gjumin melatonin dhe bën të ndjeheni më vigjilent. Pasdite, rrezet e diellit humbasin dritën e tyre blu, e cila lejon që trupi të prodhojë melatonin dhe të fillojë të kërkojë gjumë.
Deri në mbrëmje, truri nuk pranon ndonjë ekspozim të dritës blu dhe është shumë i ndjeshëm ndaj tij. Shumica e pajisjeve tona të preferuara të mbrëmjes – laptopët, tabletat, televizorët dhe telefonat celularë — lëshojnë dritë blu me gjatësi vale të shkurtër, dhe në rastin e laptopit, tabletit dhe telefonit, që shkëlqen direkt në fytyrën tuaj. Ky ekspozim dëmton prodhimin e melatoninës dhe ndërhyn në aftësinë për të fjetur dhe cilësinë e gjumit pasi të keni fjetur. Siç e kemi përjetuar të gjithë, një gjumë i dobët gjatë natës ka efekte shkatërruese mbi produktivitetin. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni këto pajisje pas darkës (televizioni është në rregull për shumicën e njerëzve për sa kohë që ata ulen mjaft larg prej tij).
Ushqimi me shumë sheqer
Glukoza funksionon si “pedali i gazit” për energjinë në tru. Glukoza shërben për t’u përqendruar në detyra sfiduese. Me shumë pak glukozë, ndjeheni të lodhur, të paqartë dhe të ngadaltë; glukoza e shumtë ju bën që të mos përqendroheni. Kërkimet kanë treguar që pika e ëmbël e nevojshme është rreth 25 gram glukozë. Çështja e ndërlikuar është që ju mund të merrni këto 25 gramë glukozë në çfarëdo mënyrë që dëshironi, dhe do të ndjeheni njësoj – të paktën fillimisht. Dallimi qëndron në atë se sa zgjat produktiviteti. Donuts, pije, dhe forma të tjera të sheqerit të rafinuar çojnë në një nxitje të energjisë që zgjat vetëm 20 minuta, ndërsa bollguri, orizi kafe, dhe ushqime të tjera që përmbajnë karbohidrate komplekse lëshojnë energjinë e tyre ngadalë, gjë që ju lejon të qëndroni në fokusin tuaj.
Përmbledhje
Disa nga këto zakone mund të duken të vogla, por ato shtohen dhe kanë një peshë të rëndësishme në produktivitetin tuaj. Shumica janë një zgjedhje personale midis kënaqësive të menjëhershme dhe atyre të qëndrueshme. Mbi të gjitha, zakoni më i keq është të humbësh gjurmët e asaj që me të vërtetë ka rëndësi për ty.
Burimi / https://gazetasi.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.