Femra, nëse ndiheni se bëni gjëra të çuditshme, kur jeni në shtëpi, nuk jeni vetëm. Kur askush nuk është me to, tërbohen që të bëjnë gjërat që i sjellin një kënaqësi të paparë. Për t’u dukur mirë në sytë e ndonjë shoku, ose partnerit femrat heqin dorë nga disa sjellje sekrete që vërtetë duan t’i realizojnë. Ja disa nga gjërat e çuditshme që ato bëjnë:
- Blejnë shumë patatina të kripura
Për femrat është një kënaqësi më vetë, të kenë një tas të madh patate të skuqura dhe t’i hanë ato të gjitha për qejfin e tyre. Ka lezet kur nuk i ndan me dikë tjetër!
- Kërcejnë nudo ndonjë këngë nga youtube
Femrat gjithmonë përpiqen të mësojnë lëvizjet e kërcimit të ndonjë kënge nga YouTube. Për to është më mirë të jenë lakuriq, pra lirshëm pasi askush nuk është vërdallë.
- Dashuria ndaj kombinimit të ushqimeve
Femrat kanë pranuar se kur janë vetëm në shtëpi, përziejnë sheqer dhe gjalpë në një tas, dhe e hanë atë me lugë. Sipas tyre është kombinimi më i mirë.
- Regjistrojnë veten duke kënduar
Femrat kur janë vetëm në shtëpi duan të argëtohen duke regjistruar veten e tyre nga celulari. Mesa duket të dëgjojnë veten duke kënduar qenka diçka që nuk e bëjnë në sytë e të tjerëve.
- Hanë çdo gjë që kanë në frigorifer
Ku ka kënaqësi më të madhe se të hapësh frigoriferin dhe të mos e vrasësh mendjen se çfarë të hash. Femrat, kur janë vetëm nuk e vrasin mendjen për dietën.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.