Stresi, lodhja, orët e gjata të punës dhe kushtet e vështira të jetesës ndikojnë tek shëndeti jonë duke na prishur edhe regjimin e gjumit. Një gjumë i mirë është tepër i rëndësishëm edhe për shëndetin. Neurologët kanë renditur edhe disa këshilla rreth veprimeve që duhet dhe nuk duhet të bëjmë para gjumit.
Çfarë duhet të bëni para gjumit:
- Flini çdo ditë në të njëjtin orar.
- Zgjohuni në të njëjtin orar.
- Bëni ushtrime fizike në mëngjes, pas dreke ose në orët e para të mbrëmjes.
- Konsumoni herët darkën.
- Dhoma e gjumit duhet të jetë e pastër, e ajrosur, në errësirë dhe pa zhurmë.
- Programi për të nesërmen duhet të bëhet para se të shkohet në krevat.
- Sigurohuni që t’i keni të ngrohta këmbët dhe duart. Nëse është e nevojshme vishni edhe çorape.
- Zbatoni rutinën tuaj para gjumit. Lani dhëmbët, vishni rrobat e gjumit, bëni banjë, dëgjoni muzikë të lehtë, lexoni libër në kolltuk apo në divan dhe pastaj shkoni në krevat.
- Nëse nuk ju zë gjumi për 20 minuta kthehuni në sallon.
Këshillat duhet të vihen në zbatim gradualisht.
Çfarë nuk duhet të bëni para gjumit:
- Nuk duhet të bëni ushtrime fizike.
- Duhet të shmangni lojërat në kompjuter apo filmat që ju largojnë gjumin.
- Mos konsumoni kafe, çaj apo çokollata pas orës 20:00.
- Mos flini kurrë në kolltuk, apo në divan.
- Po t’ju vijë gjumi herët ngrihuni dhe lëvizni.
- Mos shikoni TV, mos rrini në kompjuter dhe as mos përdorni telefonin në dhomën e gjumit. Largojini nga dhoma.
- Mos shkoni në krevat as të mbingopur dhe as me stomakun bosh.
- Mos përdorni pajisje elektronike pas orës 22:00.
- Nëse është e mundur mos flini gjatë ditës, kurrsesi pas orës 15:00.
- Nëse duhet të pushoni, nuk duhet t’i kalojë 30 minutat mes orës 12:00-14:00.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.