Këshilla & Arsye

March 18, 2019 | 13:03

Gjërat që duhet të bëjnë burrat kur gratë e tyre janë shtatzënë

Që në fillesat e njerëzimit, përgjegjësinë për shtatzëninë e ka gruaja. Dhe burrat duhet të na kuptojnë. Në fund të fundit, jemi ne ato që duhet ta mbajnë fëmijën. Kështu që të ngrënit shëndetshëm apo të kujdesurit për të mos bërë disa gjëra, ngelen nën përgjegjësinë tonë.

Por kjo s’do të thotë se gjatë shtatzënisë duhet të jemi të vetme. Burrat duhet ta kuptojnë se janë shumë të rëndësishëm gjatë gjithë këtij udhëtimi të gjatë, konfuz, ndonjëherë të pakëndshëm dhe shumë të lodhshëm. Pikërisht për këtë arsye, burri juaj duhet të jetë i pranishëm për të bërë 10 gjërat e mëposhtme për gruan që mban fëmijën e tij.

Duhet të jetë aty sa herë të jetë e nevojshme. Ai duhet të sigurohet dhe të rregullojë oraret e tij për të qenë sa më shumë me ju. Nuk duhet të mungojë në asnjë takim me mjekun, pasi informacioni që ai ju jep është i rëndësishëm për të dy prindërit.

Burri juaj duhet ta edukojë veten për ndryshimet me të cilat do të përballet. Që nga leximi i librave ai duhet të mësojë për komplikimet e mundshme që mund të shfaqen dhe duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Duhet ta kuptojë se vetëm duke qëndruar i informuar do të arrini si çift që të ruani qetësinë.

Babai i fëmijës suaj duhet t’ju japë hapësirën e nevojshme që ju duhet. Shtatzënia nuk është gjithmonë një periudhë e bukur. Në fakt, mund të jetë e dhimbshme dhe nga ana tjetër plot me emocione të mëdha. Presioni social mund t’ju bëjë të ndiheni sikur nuk ju lejohet të ankoheni se po bëheni nënë, por burri juaj duhet ta kuptojë se duke u ankuar për këtë pjesë nuk nënkupton se do të jeni një nënë e keqe.

Duhet t’ju shoqërojë nëse merrni mësime për procesin e lindjes. Ai duhet ta kuptojë se ka një rol të rëndësishëm në procesin e lindjes dhe nuk mund të largohet nga fëmija dhe nga ju për të mbrojtur veten e tij, ditën e lindjes. Pra ai duhet të sigurohet se ju keni praktikuar frymëmarrjen dhe të gjitha këshillat e tjera për ditën kur do të lindni.

Nuk duhet të ketë frikë të tregojë shqetësimet e tij. Fakti që ju jeni shtatzënë nuk do të thotë se ai duhet të fshehë emocionet, apo s’duhet të ketë fare të tilla. Edhe ai njëlloj si ju mund të përballet me konfuzion, dyshime dhe frikë, por duke qenë i rritur ai duhet ta dijë se ju të dy jeni një “ekip” dhe duhet të diskutoni për gjërat që ju presin.

Duhet të besojë në instinktet e mëmësisë. Ai mund të japë mendimet e tij për shtatzëninë dhe çfarëdo që mund t’ju bëjë të ndiheni më rehat, por në fund të ditës – ai duhet ta dijë se jeni ju që e njihni më mirë trupin tuaj.

Duhet të respektojë dhe të përpiqet për t’i plotësuar dëshirat tuaja. Ai duhet të luftojë për dëshirat tuaja njëlloj siç po luftoni ju për të lindur fëmijën. Ai duhet të bëjë gjithçka që ju duhet për të qenë e kënaqur, madje edhe të largojë njerëzit nga dhoma në rast se ata ju bezdisin.

T’ju lejojë të tregoheni edhe përtace. Ai duhet t’i kuptojë hormonet tuaja gjatë shtatzënisë, kështu që edhe kur t’ju shohë me humor, të mërzitura, apo me nerva, duhet të tregohet i durueshëm.

Të kontribuojë më shumë për punët e shtëpisë. Ju me siguri nuk do të jeni në gjendje për t’u marrë me të gjitha punët e shtëpisë.

Të gatuajë ushqimet tuaja të preferuara edhe në mes të natës. Zakonisht, gjatë netëve do të keni më shumë neps kështu që ai duhet të tregohet më i gatshëm.

Ndajini këto udhëzime me partnerin tuaj për t’i bërë të ditur se si duhet të jetë babai ideal për fëmijën tuaj.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top