Këshilla & Arsye

August 14, 2018 | 8:05

Gjërat që duhet të bëni për sa kohë jeni ende të rinj

Rinia është kohë e energjisë së pashtershme dhe veprimeve spontane. Është periudhë ku koha ecën ngadalë dhe duket se çdo gjë në jetë do të jetë e përjetshme.

Shpeshherë i themi vetes, “Jam ende i ri. Ende kam kohë të udhëtojë, të mësojë gjuhë të huaja, ta gjejë një person të veçantë…”, por shpeshherë e vërejmë se koha ecën më shpejt sesa ç’mendojmë.

Prandaj, mos e humbni kohën duke ëndërruar për jetën tuaj – jetoni ëndrrat tuaja!

Më poshtë janë disa nga gjërat, të cilat duhet t’i bëni kur jeni ende të rinj:

Shikojeni lindjen e diellit në ndonjë vend të pazakontë

Qoftë nëse është fjala për “Troll’s Tongue” në Norvegji, një ishull i vogël në oqean apo në çatinë e një ndërtese të lartë në qytetin tuaj, kudo që e shikoni lindjen e diellit do të jetë gjë e mahnitshme për ju. Thjesht lëreni shtratin tuaj me rrezet xhentile të mëngjesit dhe mos harroni të mendoni një dëshirë kur shikoni një ditë të re duke lindur.

Bëni udhëtime aventureske

Është vërtetuar edhe shkencërisht se njerëzit të cilët shpenzojnë më shumë para në udhëtime sesa në rroba dhe gjëra të tjera materiale janë shumë më të lumtur. Ndonjëherë, edhe një udhëtim në ndonjë qytet të afërm mund t’ju hapë një botë krejt të re, e lëre më nëse vizitoni shtete të tjera!

Mposhtni frikën që keni!

Frika nga errësira, lartësia apo uji janë tejet të zakonshme. Por, është shumë më mirë nëse i sfidoni fobitë tuaja dhe bëheni më të fortë! 

 

Burimi / telegrafi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top