Këshilla & Arsye

August 16, 2018 | 14:35

Gjërat që duhet të shmangni kur vini fëmijën në gjumë

Të vësh fëmijën në gjumë është një nga sfidat më të mëdha për një nënë të re. Por ju mund të anashkaloni disa nga gabimet më të zakonshme që bëjnë prindërit në rutinën e gjumit të fëmijëve të tyre.

Vendosja e pritshmërive shumë të mëdha

Ju mund të keni dëgjuar për fëmijë që flenë shumë dhe nuk zgjohen natën dhe habiteni pse kjo nuk ndodh me fëmijën tuaj. Është e rëndësishme të kuptoni dhe pranoni se çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri dhe për rrjedhojë edhe zakonet e tyre të gjumit ndryshojnë.

E vini fëmijën në gjumë shumë vonë

Kur ju keni qenë në punë gjatë gjithë ditës, mund të jetë joshëse ta mbani fëmijën tuaj zgjuar në mënyrë që të mund të kaloni më shumë kohë me të. Ose ndoshta shpresoni se do të lodhet e do ta zë gjumi kollaj. Por mos prisni derisa fëmija të jetë shumë i përgjumur. Edhe 15 ose 20 minuta gjumë shtesë mund të bëjë shumë diferencë.

E vini në gjumë në lëvizje

Kjo është një praktikë e lodhshme dhe nuk këshillohet të përdoret për të vënë fëmijën në gjumë.

E stimuloni shumë para gjumit

Ju mund t’i jepni fëmijës celularin, shumë lodra, muzikë e drita për ta zbavitur. Nëse gjithë këto i tërheqin vëmendjen, fëmija do të vazhdojë të qëndrojë zgjuar, pa kuptuar se ka ardhur nata.

Nuk respektoni rutinën e fëmijës

Të pasurit një sërë aktivitetesh qetësuese, të kënaqshme para gjumit, është e rëndësishme, pasi përgatit fëmijën për gjumë. Ju mund të krijoni çdo rutinë që ju pëlqen për fëmijën tuaj. Vetëm sigurohuni që kjo është një seri hapash relaksuese që ndodhin në të njëjtën mënyrë në të njëjtën kohë, çdo natë.

Nuk jeni të qëndrueshëm

Kur fëmija zgjohet gjatë natës tregojini se është koha për të fjetur, nëse bën teka duke kërkuar diçka tjetër, mos e lejoni në orarin e gjumit. Thojini jo dhe tregohuni të qëndrueshëm në sjelljen tuaj, pa u tërhequr.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top