Mirëqenie

March 4, 2020 | 10:48

Gjërat që duhet t’i kujtoni vetes pas një dite të keqe

– Nëse nuk jeni të kënaqur me atë që keni bërë sot, gjithmonë mund të përpiqeni të bëni më mirë nesër.

– Dështimi është i dhimbshëm, por të pyesësh veten “si mund të shkonte ndryshe” është edhe më shumë e dhimbshme. Pra, të paktën sot, ju mund të jeni krenar për veten tuaj se keni provuar dhe të jeni në paqe me faktin se nuk është e nevojshme të pyesni veten se çfarë mund të kishte ndodhur.

– Njerëzit janë shumë të zënë me jetën e tyre dhe nuk mund të humbin kohë duke menduar për tuajën.

– Në fund të ditës, integriteti juaj do të ketë më shumë rëndësi sesa paratë.

– Mos synoni shumë lart ose shumë poshtë.

– Shpesh, është më mirë të bëni gjëra të vogla çdo ditë sesa të bëni një gjë të madhe vetëm një herë në disa muaj.

– Shumica e gjërave për të cilat shqetësoheni sot, do t’i harroni pas një viti.

– Secili prej nesh ka momente të këqija, por gjëja e rëndësishme është të vazhdoni të bëni gjërat që ju bëjnë të jini vetvetja: jini të sjellshëm, punoni shumë dhe përpiquni të jeni të sinqertë.

– Ju meritoni dashuri. Edhe në ditët më të këqija, ju meritoni dashuri.

– Ruajtja e një mentaliteti të rritjes së vazhdueshme dhe besimi se ju keni gjithmonë aftësinë për t’u përmirësuar, duhet të jetë shumë më i rëndësishëm se sa talenti i lindur.

– I vetmi person që duhet t’ju japë leje ose aprovim për të ndjekur ëndrrat tuaja, jeni ju.

– Ju kurrë nuk do të ndaleni së mësuari. Gjithmonë ka vend për t’u rritur dhe përmirësuar, sepse gjithmonë ka diçka më shumë për të mësuar.

– Është një mijë herë më mirë të shqetësoheni për diçka sesa të humbni kohë duke pretenduar se nuk ju bëhet vonë.

– Lumturia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një proces.

– Gjëja më e mirë e një dite të keqe është që ju kujton se sa të mirë janë njerëzit.

 

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top