Mirëqenie

June 14, 2018 | 13:02

Gjërat që fëmijët mund të bëjnë për të mbrojtur detin

Pas shkollës, mendojmë për pushimet. Fëmijët sot janë ekologët e parë të familjes, kujdesen për mjedisin më shumë se çdo gjeneratë tjetër e mëparshme. Pra, duke pasur parasysh ditët në plazh dhe në det ju vjen në ndihmë një udhëzues për të mbrojtur mjedisin detar, rregulla të thjeshta për t’i mbajtur mend për të respektuar natyrën dhe për të mësuar ta njohim atë.

Këtu janë 10 këshilla që edhe fëmijët mund t’i ndjekin për të shpëtuar eko-sistemin e detit

1.I tërë plazhi, rëra dhe deti janë si një park i madh ujor. Mësoni si ta mbani mjedisin të pastër duke mbledhur mbeturinat dhe pastaj duke i ruajtur ata në kazanët e riciklimit.

2.Qeset janë të lehta si fluturat, era mund t’i bëjë ato të fluturojnë në det, duke e ndotur atë! Respekto miqtë e detit, duke mësuar se si të ricikloni plastikën.

3.Kërkojini nënës dhe babait të përdorni vetëm krem solar që nuk ndot. Nëse tretet në det, kremi mund të dëmtojë peshqit dhe bimët ujore.

4.Nëse keni nevojë të bëni dush, në plazh ose në një varkë, përdorni vetëm ujë. Sapuni dhe shampo ndotin detin.

5.Shellat, koralet e vogla dhe predhat e vetmuar të gaforreve janë të bukura, mësoni t’i respektoni ato. Ato janë shtëpia e shumë krijesave të vogla, mos i shqetësoni.

6.Uji i freskët dhe lëngjet e frutave janë perfekte për t’i pirë në plazh. Pasi t’i pini, hidhni shishet plastike në plehra.

7.Ne na pëlqen shumë të shkojmë të peshkojmë me të gjithë familjen! Por kini kujdes! Peshkimi është i ndaluar në disa zona të detit!

8.Udhëtimet me anije janë një aventurë për t’u ndarë me të gjithë miqtë. Ndërsa lundroni mos hidhni asgjë në ujë, i mbani mbeturinat kur të ktheheni në port dhe hidhni ato në kontejnerët e duhur.

9.Respektoni të gjitha kafshët dhe bimët që jetojnë në det dhe në oqeane, molusqe, gaforre dhe madje edhe shkëmbinj detarë. Të gjitha këto janë të rëndësishme për ruajtjen e mjedisit detar.

10.I kujtoni nënës, babait dhe të gjithë miqve tuaj që ta mbajnë plazhin pastër. Mund të jetë një lojë zbavitëse dhe shumë e dobishme për shëndetin e mjedisit. Sipas të dhënave të UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin), çdo vit bien mbi 8 milionë tonë plastikë në detet tona.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top