Marrëdhënie

December 7, 2018 | 15:03

Gjërat që femrat i urrejnë tek meshkujt

Femrat dhe meshkujt kanë mënyrën e tyre si  i mendojnë gjërat. Ekspertët kanë veçuar disa  gjëra që femrat nuk i pëlqejnë te meshkujt. Prandaj, meshkujt duhet të mundohen mos t’i bëjnë shpesh.

  1. Qëndroni me telefon gjatë gjithë kohës

Kohët e fundit të gjithë njerëzit janë të fiksuar pas teknologjisë dhe nuk po e shijojnë më jetën reale. Femrat, e kanë shumë të vështirë të dalin me dikë që nuk i kushton asaj vëmendjen e caktuar, por flet në celular. Nëse e bëni këtë gjë, kujdes pasi ajo nuk do t’ju takojë më.

  1. Dërgoni vetëm mesazhe, nuk telefononi

Gjatë një lidhjeje komunikimi  është gjëja më kryesore, por nëse ai preferon vetëm mesazhet atëherë kjo përbën problem për femrat. Ato preferojnë që t’i marrësh në telefon dhe më pak t’i dërgoni mesazhe. Gjeni një mënyrë të mesme, pra dërgoni edhe mesazhe dhe merrni në telefon.

  1. Ktheni përgjigje me vonesë

Meshkujt neglizhojnë më shumë të kthejnë përgjigje, prandaj  duhet të tregoni kujdes. Femrat kjo gjë i acaron shumë, pasi tregon se nuk jeni  i vëmendshëm.

  1. Nuk dërgoni mesazhe romantike

Femra vet nga natyra është më e brishtë, prandaj fjalët e ngrohta i pëlqejnë. Mundohuni të tregoheni më romantik, sepse  kjo gjë femrat do i lumturojë.

  1. Nuk pranoni fajin

Kjo gjë në fakt do i mërziste të gjithë, por meshkujt në shumicën e rasteve e  kanë më të vështirë të pranojnë fajin. Femrave kjo gjë jua heq trurin dhe i bezdis më shumë nga çdo gjë. Mundohuni të mos jeni shumë kokëfortë, por ta pranoni fajin.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top