Mamatë gjithmonë në lëvizje, të gatshme që nga ndërrimi i pelenave, përkushtimi ndaj familjes, detyrimeve dhe sakrificave që ndonjëherë çojnë në nervozizëm nga pamundësia për t’ia dalë mbanë. Dhe një skenar lodhjeje më vete janë pikërisht ato, lodrat e shpërndara vend e pa vend nëpër shtëpi.
Teksa përpiqen të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit me fëmijët, ata mbeten gjithmonë arsyeja e rrëmujës, ndërsa ato janë gjithnjë të gatshme për të gjetur gjuhën e mirëkuptimit, ekuilibrit, butësisë dhe zgjidhjes. Të ndalesh duket e pamundur, dhe të kesh një moment për të reflektuar mbi fatin që ke si të qenit nënë është utopike. Megjithatë, ndonjëherë vjen në mënyrë të papritur, ai momenti midis kënaqësisë mes teje dhe ardhjes së fëmijës në prehrin tënd. Është çdo gjë e qartë, një dashuri e vërtetë deri në gjestin më të vogël, një moment krejt i veçantë, që ju bën të kuptoni me të vërtetë se çfarë ju jeni për fëmijën tuaj dhe çfarë fëmija juaj është për ju.
Por a e dini se cilat janë ato gjëra që i bëjnë nënat krenare, të ndihen të plotësuara dhe të motivuara në jetën e tyre? Janë fëmijët, sjellja e tyre që reflekton ato cilësi që çdo nënë do ta bënin krenare. Dhe ta mendoni, këto që po ju listojmë, janë një pjesë, sepse mamat nuk kënaqen kurrë. :-)
• Kur fëmija ka besim te ju
• Kur sillet në mënyrë të sjellshme
• Kur pranon afeksionin që ka për perimet
• Kur kujdeset për higjienën
• Kur bisedon me zë të ulët
• Kur mbron një mik
• Kur prindërit e tjerë i bëjnë komplimente
• Kur thotë “faleminderit” dhe të lutem”
• Kur kupton që je e trishtuar dhe të qëndron pranë
• Kur mësuesit të thonë që është një fëmijë i mrekullueshëm
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.