Megjithëse është e vërtetë se tërheqja kimike dhe fizike janë pikat kyçe për shijen e burrave, ka disa karakteristika femërore që meshkujt i konsiderojnë si më sensuale.
Siguria:
Një grua e sigurt gjithmonë tërheq, sepse ajo ka shumë besim tek vetja dhe kjo e bën të parezistueshme.
Sensi i humorit:
Një sens i mirë i humorit dhe pakëz hare në çdo situatë janë gjithmonë karakteristika që burrat i vlerësojnë.
Vështrimi sensual:
Sytë mund të shprehin më shumë nga ajo që një person ndjen, prandaj kontakti me sy është thelbësor për ta bërë një burrë të marroset.
Lëvizjet:
Gjuha e trupit, përcakton se sa jeni të sigurta dhe sa ndjeheni mirë me veten tuaj, gjë që padyshim burrat e konsiderojnë të parezistueshme.
Parfumi:
Është e rëndësishme të kujdeseni për higjienën tuaj personale dhe është e rëndësishme të zgjidhni një parfum që i përshtatet pH tuaj, nuk ka asgjë më të mirë për meshkujt se sa një vajzë që gjithmonë përhap aromë të këndshme.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.