Miqësia është gjëja më e vështirë në botë për t’u shpjeguar. Nuk është diçka që e mësoni në shkollë. Por, nëse nuk e keni mësuar kuptimin e miqësisë, nuk keni mësuar asgjë. Miqësia e vërtetë është e vështirë për t’u gjetur dhe për t’u mbajtur. Ky është fakt të cilin nuk e mohon askush.
Prandaj, nuk duhet të habitemi përse i ndryshojmë miqtë gjatë fazave të ndryshme të jetës. Por, zakonisht, nëse kemi fat, kemi vetëm një ose dy shokë apo shoqe të cilët i konsiderojmë miq të ngushtë.
Karakteristikat e shoqeve të ngushta:
Mund t’i tregoni çfarëdo që mendoni
Nuk e keni problem t’ia tregoni shoqes së ngushtë të vërtetën, sepse e dini se ajo nuk do të ndihet e lënduar apo ofenduar nga sinqeriteti juaj. Megjithëse realiteti mund të jetë i dhimbshëm, ajo e kupton se jeni 100% e sinqertë me të.
Shtëpia juaj është edhe shtëpia e saj
Kurdo që shkoni tek ajo, ndiheni si në shtëpinë tuaj. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për të.
I ndani gjërat dhe sekretet me të
I huazoni njëra-tjetrës gjëra pa pasur fare problem dhe kjo është shenjë e një miqësie të fortë. Përveç gjërave, ju ndani edhe sekretet më të mëdha me shoqen e ngushtë.
Mund ta thërrisni në çdo kohë për ndihmë
Shoqe të ngushtë keni personin të cilën mund ta thërrisni në mes të natës dhe t’i kërkoni ndihmë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.