Ndoshta magjia e vërtetë e një fundjave të gjatë është aftësia për të ngrënë dhe për të gatuar sa të dëshironi. Ka edhe raste kur nuk mund të ndalosh së ngrëni. Por çfarë i shkaktoni trupit tuaj nëse hani më shumë se ç’duhet?
Pesha. Një stomak mesatar i një të rrituri mund të mbajë deri në dy kg ushqim por mund të zgjerohet deri në katër herë për nga madhësia. Ushqimi largohet nga stomaku pas dy orësh, por një vakt i madh mund të zgjasë deri në katër orë deri sa të kalojë në zorrët tuaja.
Hormonet tuaja. I njohur si hormon i ngopjes, leptina prodhohet nga qelizat e yndyrës së trupit dhe bartet nga qarkullimi i gjakut në tru, ku dërgon një sinjal në hipotalamus se ju nuk jeni më të uritur. Mos prisni që barku juaj të fillojë të rritet- kur truri juaj “thotë” të ndalojë, dëgjojeni.
Energjia juaj. Për të ndihmuar tretjen pas një vakti të madh, gjaku shkon në stomak, gjë që mund të shkaktojë lodhje. Kjo duhet të kalojë brenda dy orëve. Hormonet që ndihmojnë tretjen mund të ndikojnë gjithashtu në prodhimin e melatoninës (hormoni i gjumit) dhe serotoninës (hormoni i lumturisë).
Tretja e ushqimeve. Luftojeni dëshirën për t’u shtrirë pasi keni ngrënë shumë. Kjo pasi nëse shtriheni në këtë gjendje do të ushtroni presion mbi stomakun tuaj dhe kjo mund të bëjë që acidi në stomak të rritet deri në ezofag, duke shkaktuar urth. Mundohuni të qëndroni drejtë derisa ndjenja e ngopjes të ketë kaluar, pra pas gjysmë ore.
Barku juaj. Ushqimet e yndyrshme kërkojnë kohë për t’u tretur, kështu që duhet të prisni më shumë se zakonisht për t’u ushtruar pas ngrënies. Ajo që mund të bëni është të ecni gjatë kësaj kohe.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.