Christoper Columbus e cilëson papajën si “frytin e engjëjve” dhe kjo merr kuptim kur shohim të gjitha përfitimet që i sjell trupit të njeriut.
- Ul nivelin e kolesterolit.
Ky frut është i pasur me fibra i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të lartë. Përveç kësaj, antioksidantët dhe vitaminat e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
- Ndihmon për të larguar krimbat dhe parazitët.
Krimbat dhe parazitët mund të shkaktojnë dëme në trupin tuaj dhe është e rëndësishme të mos i anashkaloni. Papaja ndihmon në eliminimin e këtyre parazitëve nga trupi pasi zbërthejnë vezët e tyre. Farat e tyre gjithashtu mund të jenë shumë të dobishme.
- Forcon imunitetin.
Ky frut përmban vitamina A, C dhe E që janë lëndë ushqyese të nevojshme për sistemin imunitar. Papaja është e shkëlqyeshme për trupin tuaj dhe ndihmon për të forcuar sistemin imunitar.
- Zvogëlon inflamacionin.
Papaja ka veti anti-inflamatore. Këto mund të jenë vërtet të dobishme për të luftuar irritimet e lëkurës dhe probleme të tilla si artriti, dhimbja e nyjeve dhe astma.
- Vonon plakjen.
Vetitë ushqyese të papajës si vitaminat C dhe E, dhe antioksidantët ndihmojnë për të vonuar plakjen. Ata mbrojnë lëkurën tuaj nga radikalet e lira, dëmtimet nga dielli dhe rrudhat.
- Rregullon tensionin e gjakut.
Kjo ndodh falë pranisë së carpaine në papaja e cila është përgjegjëse për uljen e presionit të gjakut.
- Ul stresin.
Falë vitaminës C, papaja mund të ndihmojë në uljen e stresit, pasi sipas një studimi të kryer në Universitetin e Alabama, ajo rregullon rrjedhën e hormoneve të stresit.
Burimi / https://brightside.me/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.