- Kërkon të ndihesh mirë shumë shpejt
Hapi i parë: Organizon një mbrëmje për të festuar statusin tënd si vajzë beqare.
Hapi i dytë: Fillon të qashë në orën 21:00 para një shisheje me verë.
- Thua gënjeshtra
Kur ai të dërgon një mesazh për të të pyetur se si je, përgjigjesh: “Më fal, kush jeni? Sepse nuk e kam numrin tuaj”. Të lumtë, meriton një duartrokitje!
- Je e mbërthyer nga ndjesia e të bërit “shopping” pa limit
Blen gjithçka. Duke nisur nga çarçafët e rinj (sepse nuk mund të flemë mbi ato që na kujtojnë atë) deri tek te gardëroba e re për të ndryshuar stil. 300 euro më pak në kuletë, por ndihemi shumë më mirë…e si jo?
- Konsumon shumë alkool
Dhe kur nuk je duke pirë, dërgon mesazhe me emoji të gotave të verës kujtdo që ke të regjistruar në telefon.
- Kërkon të qëndrosh mikja e tij
Kjo nuk funksionon kurrë, ose të paktën jo menjëherë.
- Lë nam në “Instagram”
Duke postuar shprehje të tipit: “Besimi? Duhen vite për ta fituar, e pak sekonda për ta shkatërruar”.
- Bëhesh një hetuese online
Kush është ajo vajza që ka pranuar në Facebook? Kush është ajo tjetra në fotografi me të? Përse papritmas ka nisur të qëndrojnë online?
- I dërgon mesazhe kur je e dehur
Të tipit: “Hej, më mungoooon. Të puth” dhe “Nuk mund ta besoj që dikur të kam dashur, harroje numrin tim”, nëse sheh që nuk të kthen përgjigje brenda 30 sekondave.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.