Rikthimi në punë pas lindjes, është një eksperiencë delikate për nënat e reja dhe ambienti që krijojnë kolegët është shumë i rëndësishëm.
Tregojini që ju ka munguar.
Kur unë u largova nga puna për të lindur, mendoja se askush nuk do e vinte re mungesën time. Por kur u ktheva dhe të gjithë më shikonin si personin më të përshtatshëm për të bërë punën që unë bëja, ishte një ndjesi e mrekullueshme.
Lërini hapësirë kur është me leje.
Ndërkohë që doni t’i tregoni mikeshës suaj se ju mungon dhe nuk e keni harruar, kujdes të mos e përfshini në informacione dhe drama të panevojshme të punës. Lëreni të shijojë e qetë këtë fazë të jetës së saj.
Bëjeni të veçantë ditën e kthimit.
Përmes pikturave, pankartave, shkrimeve apo dedikimeve të ndryshme, gjeni një mënyrë që ajo ta mbajë mend gjatë rikthimin e saj në punë pas lindjes.
Tregohuni fleksibël me oraret.
Nëse kolegia juaj ka nevojë të ndryshojë oraret, për shkak të dedikimit të fëmijës së porsalindur, ndihmojeni kur keni mundësi.
Nuk ka asgjë të keqe ta pyesni për bebin.
Gjeni pak kohë dhe pyeteni për shëndetin dhe ecurinë e bebit. Asaj do t’i bëhet qejfi.
Respektoni të drejtën e saj për të shtrydhur gjirin me pompë.
Ka shumë gjasa që kolegia juaj të shkëputet herë pas here për të shtrydhur gjirin. Respektojeni këtë të drejtë të saj dhe mos e vini në siklet.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.