Këshilla & Arsye

January 8, 2021 | 8:55

Gjërat që një vajzë duhet t’i bëjë vetëm, të paktën një herë në jetë

Vit i ri, objektiva të reja. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo jeni e vetme, disa gjëra duhet patjetër t’i përjetoni të paktën një herë, vetëm. Kjo, thjesht sepse do t’ju ndihmojë të bëheni më të forta dhe të pavarura. Janë gjëra që do të ndikojnë në vetëbesimin tuaj dhe natyrisht do të ngelen në memorien tuaj si kujtime të paharrueshme.

2021-i është i gjatë, kështu që filloni…

  1. Vizitoni një vend që gjithmonë keni dëshiruar ta shikoni

Përpara se të zgjidhni partnerin tuaj e jetës, apo të filloni të planifikoni për fëmijë, duhet të udhëtoni. Duke e bërë këtë gjë vetëm, ju siguron një eksperiencë të cilën mund të mos kini më shansin ta përjetoni sërish. Bëni kërkimet tuaja dhe zgjidhni vendin ku doni të krijoni kujtimet e udhëtimit tuaj.

  1. Provoni të jetoni vetëm

Kjo, përveçse është një mënyrë për të bërë çdo gjë sipas mënyrës tuaj, në shtëpinë tuaj, është gjithashtu një mënyrë e cila ju bën më të përgjegjshëm. Duke jetuar vetëm, do t’ju duhet të kujdeseni për çdo gjë dhe kjo do ju rrisë vetëbesimin.

  1. Mësoni të njihni trupin tuaj

Çdo femër duhet të eksplorojë dhe të stimulojë veten në zonat intime të paktën një herë në jetë. Kështu do të keni më të qartë se cila është zona më e ndjeshme apo mënyra më e përshtatshme që plotëson dëshirat tuaja.

  1. Zgjohuni herët për të parë diellin kur lind

Është një pamje e paçmueshme dhe një eksperiencë që jo të gjithë e provojnë. Të shihni diellin teksa lind është tepër inspiruese për ditën që ju pret dhe një kujtim i paharrueshëm.

  1. Lërini mënjanë pretendimet dhe jini më të lirshme

Sfida juaj është t’i njihni pretendimet tuaja, t’i vlerësoni ato e më pas të zgjidhni se kujt do t’i përkushtoheni. Provojeni një herë të jeni më e lirshme, duke e lënë mënjanë mendimin se duhet të përmbushni pritshmëritë tuaja dhe mund të arrini të shikoni tek vetja diçka që se keni ditur më përpara.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top