Këshilla & Arsye

May 4, 2019 | 8:16

Gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë para fëmijëve

Si prind, është detyra jonë të mbrohemi dhe t’i mbrojmë fëmijët tanë nga gjëra të gabuara dhe të pakëndshme. Megjithatë, ka shumë gjëra që i bëjmë vetë pa vetëdije, të cilat mund të jenë të dëmshme për fëmijët tanë. Kjo pasi fëmijët e vegjël nuk kanë filtra dhe ata imitojnë gjithçka që bëjnë prindërit e tyre. Fëmijët janë më të vëmendshëm sesa ne e vëmë re ose u japim rëndësi, prandaj është shumë e rëndësishme që të jeni vigjilentë rreth veprimeve tuaja para tyre.

Më poshtë ju tregojmë gjërat që duhet të shmangni para fëmijës suaj në mënyrë që t’u tregoni atyre një shembull të mirë tuajin.

Grindjet

Grindjet mund të ndodhin në shumë situata të caktuara. E kuptojmë se zemërimi është i vërtetë, njëlloj siç mund të jetë lëndimi apo zhgënjimi juaj nga të gjitha emocionet negative që mund të ndieni. Megjithatë, ka mënyra të tjera, më të rritura dhe konstruktive për të menaxhuar këto emocione sesa të ziheni me partnerin tuaj, qofshin këto zënka fizike apo verbale. Grindjet e tilla nuk zgjidhin asgjë por vetëm përkeqësojnë situatën.

Një studim i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore raportoi faktikisht se fëmijët që u rritën në një familje me probleme familjare e kishin trurin e vogël më të vogël se fëmijët e tjera. Truri i vogël është pjesë e trurit që lidhet me sëmundjet psikiatrike.

Përmendni nofka

Nuk duhet të përmendni kurrë nofka për asnjë njeri në sy të fëmijëve. Edhe sikur të jeni duke bërë një shaka që nuk dëmton askënd është mirë që të mbani sarkazmën nën kontroll. Edhe pse një fëmijë mund të mos e kuptojë se çfarë do të thotë sarkazëm, fëmijët janë të zgjuar. Ata janë në gjendje të perceptojnë detaje të tilla si toni i zërit, fytyra apo emocionet me të cilat thuhet diçka.

“Jeni të zënë”

Ky është një tjetër veprim pa tru. Është një ide e keqe të kryesh marrëdhënie seksuale kur fëmijët tuaj janë rreth e rrotull shtëpisë, qoftë edhe duke luajtur me njëri-tjetrin. Një nga arsyet pse fëmijët tanë po futen shpejt në pubertet është ekspozimi i hershëm që ata kanë ndaj përmbajtjeve seksuale përmes filmave, muzikës, televizorit, dhe tani edhe në internet. Mund të mendojmë se janë “shumë të vegjël për të kuptuar” por psikologët këshillojnë kundër këtij lloj ekspozimi të hershëm. Fëmijët kanë nevojë të mësojnë se si të tregojnë dashuri, përkujdesje, ndjeshmëri dhe simpati nëpërmjet kontaktit fizik. Pra, shfaqja fizike e dashurisë është e nevojshme që fëmija juaj të mësojë këtë aftësi të rëndësishme shoqërore dhe personale. Pra, mos ngurroni të përqafoni partnerin tuaj, putheni në faqe, vendosini krahun në qafë ose përqafojeni. Për aq kohë sa veprimet tuaja nuk janë me natyrë seksuale, kontakti fizik nuk duhet të eliminohet plotësisht.

Të shani

Ju kujtohet se si e mësuat fëmijën tuaj të fliste. Keni kaluar nëpër të gjitha vështirësitë duke folur në mënyrë qesharake por kjo ka funksionuar dhe më në fund fëmija juaj ka mësuar të flasë. Ai gjithashtu mësoi një gjë tjetër të rëndësishme: “ndjekja e hapave tuaja është një ide e mirë!” Por tani imagjinoni nëse ju shani me fjalë të pista.

Ajo që duhet të theksohet është se fëmijët jo vetëm që e kopjojnë fjalën, por e rregullojnë duke e përshtatur me ndjenjën me të cilën fjala u fol. Dhe kështu, herën tjetër ata përjetojnë emocione të ngjashme.

Të deheni

Disa studime tregojnë se fëmijët, prindërit e të cilëve pijnë alkool para tyre nuk e kuptojnë se pija mund të jetë e dëmshme dhe ka shumë gjasa që të fillojnë të pinë shumë herët. Në fakt, këta fëmijë kanë dy herë më shumë gjasa sesa fëmijët e tjerë për të “abuzuar” me alkoolin. Kur deheni para fëmijëve tuaj ata ju shohin teksa humbni kontrollin e situatës. Dhe ne jemi njerëzit që janë përgjegjës për mirëqenien e fëmijëve tanë e për këtë arsye duhet ta dimë se e gjithë kjo situatë ndikon tek fëmijët për keq.

Mos predikoni pa praktikuar

Si prindër, ne të gjithë u mësojmë fëmijëve tanë gjëra të mira: si larja e dhëmbëve para se të shkojnë në shtrat, larja e duarve etj. Megjithatë, shumë prej nesh, në fakt, nuk i pastrojnë dhëmbët para se të shkojmë në shtrat, dhe kjo është e gabuar. Fëmija juaj shikon se çfarë ju bëni dhe mënyra më e mirë që ai të marrë zakonet e mira është duke ju parë ju tek i praktikoni.

Mos qëndroni në ekran

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne, prindërit e ardhshëm. Ne jemi shumë më pranë teknologjisë sesa ishin prindërit tanë, por kjo risi sjell me vete edhe probleme për sytë, veshët, gjendjen emocionale etj. Duke qëndruar para pajisjeve teknologjike ju u mësoni fëmijëve tuaj një zakon që u bën shumë dëm.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top