Ka disa gjëra të cilat nuk mund t’i bësh menjëherë pasi ke ngrënë, sepse shkaktojnë mjaft efekte anësore. Ja cilat janë ato:
Të flesh– Të biesh të flesh pasi ke ngrënë shkakton djegie në stomak, si dhe fryrje. Po ashtu një studim, i Universitetit të Janinës ka zbuluar se ata persona që presin më gjatë për të rënë për të fjetur pasi kanë ngrënë, janë më pak të rrezikuar ndaj goditjeve në zemër. Rekomandohet që para se të bini për të fjetur pas ngrënies, të pritet 2-3 orë.
Pirja e duhanit– Fatkeqësisht për disa persona, pirja e duhanit pas ushqimit, është kthyer në një zakon. Nikotina e pranishme në cigare, është e lidhur me depërtimin e oksigjenit në tretje, duke bërë të mundur që trupi të absorbojë më shumë elementë kancerogjen se normalja. Është provuar se të pirit duhan pas ushqimit, është njëlloj si të pish dhjetë cigare njëherësh, si dhe rrit rrezikun e kancerit në mushkëri dhe në aparatin tretës.
Të bërit dush– Kur bëjmë dush trupi jonë rrit nivelin e fluksit të gjakut që arrin në duar, këmbë dhe trup, gjë që zvogëlon sasinë e gjakut në stomak. Kjo gjë vështirëson procesin tretës, duke shkaktuar dhimbje stomaku.
Çaji– Të pirit çaj pas ushqimit, ndikon në absorbimin e hekurit. Kjo pasi acidi tanik që gjendet te çaji lidhet me proteinat dhe hekurin e ushqimit tonë, duke penguar trupin që të marrë dobitë dhe ti tresë. Kjo gjë shkakton reduktim me 87% të absorbimit të hekurit, gjë që pasohet me anemi, mungesë rruazash të kuqe, shkakton ndjesi lodhje, debulesë, marrje mendsh, këmbë dhe duar të ftohta dhe mungesë oreksi.
Të hash fruta– Frutat kërkojnë enzima të ndryshme për tu tretur dhe sheqeri që gjendet te frutat, ka nevojë për më shumë kohë për tu absorbuar nga trupi totalisht. Ndaj këshillohet që ti hani me stomakun bosh dhe jo pas ushqimit. Nëse fruti hahet pas një vakti, qëndron në stomak për një kohë të gjatë, duke shkaktuar djegie stomaku dhe probleme të tjera.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.