Këshilla & Arsye

March 1, 2019 | 8:13

Gjërat që nuk duhet t’i bëni pas buke…

Kur gjatë drekës ose darkës e teproni, por edhe në rastet kur hani sasi të moderuar ushqimi, është e domosdoshme t’u përmbaheni disa rregullave që ushqimi të tretet sa më mirë. Rregullat kanë të bëjnë me atë se çfarë nuk duhet të bëni menjëherë pas vakteve kryesore.

Mos e lironi rripin e pantallonave, sepse mund të çojë deri në bllokim të zorrëve gjatë tretjes.

Mos ndizni menjëherë cigare. Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikim sikur të keni pirë dhjetë.

Mos hani fruta menjëherë. Në të kundërtën, stomaku do t’u mbushet me ajër. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e frutave një orë para ose pas ushqimit.

Mos e teproni me çaj. Pse? Gjethet e çajit përmbajnë sasi të madhe të acideve të cilat forcojnë ushqimin e pasur me proteina që e keni ngrënë dhe kështu mund të shkaktojnë çrregullime në tretje.

Mos u lani, sepse me larje do të rritni tensionin e gjakut në duar, këmbë dhe trup dhe njëkohësisht do të dobësoni tensionin në stomak, gjë që do të ngadalësojë procesin e tretjes.

Mos shkoni për shëtitje. Edhe pse është folur gjatë që pas ushqimit duhet të bëni njëqind hapa për të përjetuar njëqindëshin, është vërtetuar që shëtitja mund të çojë deri te ajo që tretja të mos absorbojë përbërësit nutritivë nga ushqimi i konsumuar.

Mos shkoni menjëherë në gjumë. Për shkak të pozicionit horizontal, ushqimi i ngrënë nuk tretet në mënyrë të mirë dhe kjo mund të shkaktojë çrregullime në zorrë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top