Nuk është e mjaftueshme të vetë-ekzaminoni veten për të pasur gjoks të shëndetshëm. Dhimbja e vazhdueshme në gjoks është problemi më i zakonshëm që shfaqet tek 70% e grave. Përveç kësaj, ndonjëherë mund të ndjeni acarim ose kruajtje. Një zonë e tillë e ndjeshme ka nevojë për vëmendje të veçantë për të minimizuar të gjitha këto probleme.
Kjo pjesë e trupit të një gruaje është shumë e rëndësishme dhe kërkon kujdesin e duhur, prandaj duhet të shmangni këto gjëra:
- Heqja e qimeve
Është normale të dëshironi të dukeni perfekte dhe nuk ka asgjë të keqe nëse keni dëshirë të hiqni qimet e zeza dhe të gjata në thitha. Por duhet të jeni të kujdesshme pasi kjo gjë mund të dëmtojë gjoksin tuaj. Heqja, depilimi dhe tërheqja e qimeve në këtë zonë mund të shkaktojnë acarim, qime të rritura nga brenda dhe inflamacion. Mos i hiqni qimet vetë, por përkundrazi, shkoni te një dermatolog që ka njohuri të veçanta në këtë fushë dhe mund të ndihmojë në heqjen e sigurt të qimeve.
- Ushtrimet pa reçipeta ose me reçipeta sportive.
Më shumë se 50% e grave përjetojnë dhimbje në gji gjatë ushtrimeve. Gjinjtë lëvizin deri në 21 cm ndërsa vrapojmë ose kërcejmë. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të zgjedhësh reçipetat e duhur për sport dhe të mos përdorësh reçipeta normale për rutinën e përditshme të fitnesit. Për çdo lloj sporti, ka reçipeta të ndryshme me ndikime të ndryshme. Konsultohuni me një asistente tek dyqanet ku i blini ato.
- Veshja e reçipetave të gabuara në përditshmëri
Nëse keni zgjedhur llojin ose madhësinë e gabuar të reçipetave, mund të ndjeni dhimbje ose siklet të vazhdueshëm. Nëse keni veshur reçipetat e duhura nuk do të keni shumë dëshirën për t’i hequr ato. Për të zgjedhur reçipetat e duhur duhet që ato të mbulojnë dhe të përputhen me anët e gjoksit. Rripat nuk duhet të jenë shumë të ngushtë në supet tuaja. Kontrolloni dhe provoni lloje të ndryshme për të gjetur ato më të rehatshme.
- Piercing në thitha
Sigurisht, të gjithë kanë të drejtë të bëjnë gjithçka që dëshirojnë me trupin e tyre, por shpimi i thithave është shumë i rrezikshëm për gjoksin.
Pse shpimi është i rrezikshëm:
- Disa gra mund të jenë alergjike ndaj metaleve.
- Piercing mund të dëmtojë prodhimin e qumështit dhe të shkaktojë probleme nëse planifikoni të ushqeni me gji më vonë.
- Rrit rrezikun e zhvillimit të një infeksioni dhe dhimbjeve.
- Përdorimi i ngjitsave që gjoksi të duket bukur
Është një zgjidhje e thjeshtë nëse duhet të vishni një fustan me shpinën e hapur. por duhet të mbani mend që nuk është një opsion i shëndetshëm për gjoksin tuaj.
Pse nuk rekomandohet:
- Ju mund të jeni alergjik ndaj shiritit. Rreziku për të pësuar skuqje rreth thithave tuaja është i lartë, kështu që mund të shkaktojë inflamacion dhe kruajtje.
- Mos hidratimi i gjirit
Ne përdorim krem në fytyrat, duart dhe këmbët tona, por ndonjëherë harrojmë për zona të tjera të ndjeshme si gjinjtë tanë. Ata meritojnë kujdesin e përditshëm gjithashtu.
Pse është e nevojshme të hidratoni gjoksin:
- Lëkura e kësaj zone është jashtëzakonisht e hollë.
- Gjinjtë mund të humbasin elasticitetin e tyre.
- Nëse dëshironi që gjoksi të mbetet i ri, përdorni kremra dhe locione.
- Harroni të vendosni deodorant brenda sytjenave.
Ditët e nxehta të verës dhe stërvitja mund ta bëjnë gjoksin të djersitet shumë dhe të sjellë shumë shqetësime. Lëkura e ndjeshme e kësaj zone reagon menjëherë dhe acarohet.
- Rrafshimi dhe shtypja e gjoksit (zakonisht tek vajzat që bëjnë balet)
Rrafshimi dhe shtypja e gjoksit për ta mbajtur atë njëlloj me trupin mund të shkaktojë fryrje dhe ënjtje që mund të çojnë në ndjeshmëri shumë të dhimbshme. Mos u tregoni të ashpra me këtë zonë të ndjeshme pasi mund të shkaktoni shumë lehtë dëmtime.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.