Shtëpia është vendi ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës tonë, është një reflektim i shpirtit dhe ndjenjave tona dhe për këtë arsye duhet të transmetojë qetësi dhe duhet të na bëjë të ndihemi në paqe me veten tonë. Ndoshta jo të gjithë e dinë, por sipas disa besimeve ka disa objekte që nëse janë të pranishme në shtëpi, mund të lëshojnë ndjenja negative dhe të ndërhyjnë në bilancin energjik të shtëpisë.
Ka disa njerëz që, për një arsye apo tjetër, nuk janë më në jetën tonë ose nuk janë të mirëpritur. Ne duhet të eliminojmë të gjitha kujtimet që na lidhin me ata njerëz, sepse ato mund të përfaqësojnë diçka që nuk ekziston më ose janë simbol i një historie të kaluar që na bëri të vuajmë.
Lulet artificiale nuk lëshojnë energji të mirë. Ato janë në fakt objekte që në të menduarit duhet të jenë të gjalla dhe natyrore dhe në këtë version paraqesin një gjë të pajetë. Mes luleve të vërteta dhe atyre artificiale, këto të fundit nuk janë të rekomanduara, ato duken të mëdha në kopsht apo ballkon, por jo brenda katër mureve.
Zakonisht, bimët si kaktusi janë të rekomanduara për t’u mbajtur në shtëpi, sepse ata janë në gjendje të thithin rrezatimet e aparateve dhe smartfonëve. Megjithatë sipas disa besimeve, kaktusët mund të tërheqin probleme ekonomike ose dashurie.
Sipas Feng Shui, art japonez taoist për rregullimin e mobiljeve në shtëpi, pohon se çdo pasqyrë duhet gjithmonë të jetë jashtëzakonisht e pastër dhe e padëmtuar.
Gërshërët janë të domosdoshme mes objekteve të një shtëpie. E vetmja gjë që duhet të keni parasysh është që ta vendosni në sirtar, pasi të mbaroni punë. Në fakt gërshërët, nëse i lini të hapura, mund të tërheqin fatkeqësi në shtëpinë tuaj.
Për të çliruar shtëpinë nga energjitë negative është e këshillueshme të hidhni të gjitha enët e thyera ose, të paktën, të përpiqeni t’i rregulloni ato.
Legjenda thotë se ju kurrë nuk duhet ta mbani fshesën me kokë poshtë në shtëpi, sepse ky pozicion largon dashurinë dhe qetësinë nga shtëpia.
Rrobat tuaja gjithmonë duhet të jenë të përsosura dhe në rregull. Nuk është e këshillueshme të grumbulloheni grumbuj rrobash që “ndoshta një ditë do t’i vishni” por mbani vetëm rrobat që ju japin gëzim dhe që ju i pëlqeni. Një shënim i vogël për të brendshmet: hidhini të gjitha ato që janë të shkatërruara ose shqyera, pasi nuk do t’ju sjellin fat në dashuri!
Burimi / dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.