Këshilla & Arsye

March 3, 2020 | 8:33

Gjërat që nuk duhet t’i prisni nga të tjerët…

Pritshmëritë tona në lidhje me personat që na rrethojnë mund të kenë një efekt të gjatë në marrëdhënien me ta, perceptimin tonë mbi ta, madje edhe vetë shëndetin tonë. Pritshmëritë nuk janë të bazuara në realitet. Ato janë realitete të pritura ose besimi në diçka që ju mendoni se do të ndodhë.

Gjashtë gjërat që nuk duhet t’i prisni më nga personat e tjerë:

  1. Mos prisni mbylljen e një marrëdhënieje

Edhe pse mbyllja e një marrëdhënieje sjell çlirim për të dyja palët, është e vështirë të hedhësh gjithçka pas krahëve. Një marrëdhënie që mbaron pa një mbyllje të qartë mund të jetë vërtetë e dëmshme për shëndetin emocional.

  1. Mos prisni që të tjerët t’ju kërkojnë falje

Ne duhet të mësojmë të pranojmë faljet të cilat nuk i kemi marrë kurrë. Ndonjëherë ne presim një ‘më fal’ nga ata. Nëse dëshiron të arrish në pikën ku je gati për të krijuar një marrëdhënie të re, harro gabimet që ke bërë dhe fikso mësimin që ke nxjerrë nga ato.

  1. Mos mendoni se të tjerët duan një shpjegim për çdo gjë

Të kesh ndjenja dhe t’i shprehësh ato nuk tregon dobësi. Por, të tregosh se si ndihesh për diçka që dikush bën ndaj jush në mënyrë të papritur, është diçka normale. Duhet shumë punë për të shpjeguar veten përpara të tjerëve e sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat.

  1. Mos prisni miratim nga të tjerët

Ne mundohemi shumë që të pëlqehemi nga të tjerët, duke bërë atë që ata duan të shohin tek ne. Kur kërkoni të merrni miratimin e të tjerëve, ju jetoni sipas vlerave të tyre, por duhet ditur se nuk është nevoja t’u pëlqejmë të gjithëve.

  1. Mos prisni që të tjerët t’ju besojnë

Të heqim presionin nga supet na jep mundësinë që të jetojmë vërtetë.

  1. Mos prisni që t’ju kuptojnë të gjithë

Shpreheni në mënyrën më të mirë të mundshme atë që keni për të thënë. Jini të qartë. A e keni marrë mundimin t’ia shpjegoni atij/asaj apo thjesht keni pritur që personi ta kuptojë vetë situatën? Nëse keni qenë të qartë, keni mbaruar punë me pjesën tuaj.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top