Marrëdhënie

October 1, 2018 | 10:23

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni asnjëherë të dashurit

Ashtu sikurse është furça e dhëmbëve, ka edhe disa gjëra të paprekshme që duhet t’i mbani për veten tuaj dhe të mos i ndani me të tjerët. Marrëdhëniet janë të bazuara në besim, por disa gjëra nuk do të dëmtojnë askënd nëse mbeten sekrete. Këto janë gjërat që nuk duhet t’ia tregoni asnjëherë të dashurit tuaj:

Kilogramët

Edhe pse keni parë se si disa vajza kalojnë kohë të gjatë në palestër për të humbur kilogramët e tepërt dhe të tjerat me krenari ndajnë peshën e tyre në Instagram, shumica e femrave këtë shifër do ta mbajnë më me dëshirë për veten. Femra nuk pyetet për moshë dhe peshë, apo jo?

Numrin e partnerëve

Janë të rralla femrat që zbulojnë numrin e partnerëve me të cilët kanë fjetur. Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në lidhjen e saj ose diçka tjetër, përveç nëse nuk është djegur dhe të ketë marrë ndonjë sëmundje kronike.

Oreksin

Ndonjëherë është e pakëndshme për gratë të thonë se edhe pas vaktit të pasur është ende e uritur. Kjo më së shumti i referohet fillimit të një marrëdhënieje.

Aftësitë në punët “mashkullore”

Nëse ka mjetet e nevojshme, pothuajse çdo grua do të ketë sukses në mbajtjen e çdo lloj mobilie. Disa femra këtë nuk do t’ia pranojnë gjinisë më të fortë për të mos zvogëluar rolin e burrit në shtëpi dhe para syve të tij të mbeten të brishta dhe femërore.

Zhgënjimin pas seksit

Në mënyrë që të mos minojë egon e një burri, gratë do të heshtin shumicën e momenteve të këqija kur nuk janë plotësisht të kënaqura. Herën tjetër do të jetë më mirë!

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top