Këshilla & Arsye

March 23, 2019 | 8:39

Gjërat që prindërit duhet të bëjnë për të rritur fëmijë të mirë

Puna e prindit është më e bukura në botë, por, të bëhemi të sinqertë, është punë tejet sfiduese dhe e lodhshme. Psikologët e Harvardit thonë se për ta rritur një fëmijë që të bëhet i sjellshëm e i kujdesshëm është një detyrë mjaft e vështirë. Por, është diçka që ne të gjithë jemi të aftë ta bëjmë.

Nëse jeni prind ose planifikoni të bëheni, psikologët  jua rekomandojnë këshillat e mëposhtme për të rritur fëmijë të mirë.

Gjithmonë tregojuni fëmijëve rëndësinë që kanë për ju

Fëmijët tanë janë krijesa të pafajshme dhe delikate, të cilët kanë nevojë për dashurinë tonë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të mos frikësoheni apo turpëroheni që t’ua shprehni dashurinë fëmijëve gjithë kohën sepse është e rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Shpenzoni kohë me fëmijët

Shpenzimi i kohës me fëmijët është mënyra e vetme për të ndërtuar një lidhje të fortë. Pavarësisht sa të fortë jeni, gjithmonë gjeni kohë për të folur me ta, për t’ua dëgjuar problemet dhe për t’i motivuar drejt qëllimeve të tyre.

Ndihmoni fëmijët të ballafaqohen me emocionet negative

Fëmijët shumë lehtë shqetësohen nga emocionet negative, siç është zemërimi, urrejtja, xhelozia, andaj është përgjegjësi e juaja t’ua shpjegoni këto ndjenja atyre. Në këtë mënyrë, ata mësojnë se si t’i zgjidhin konfliktet e brendshme, si të qetësohen dhe të arrijnë qëndrueshmërinë emocionale.

Mësojini fëmijët si të ballafaqohen me problemet

Duhet t’i mësoni fëmijët se nuk duhet t’u ikin problemeve në jetë. Faktikisht, duhet t’i stimuloni të kërkojnë zgjidhje dhe të ballafaqohen me problemet.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top