Ne të gjithë duam një gjë të thjeshtë: Të jemi të lumtur!
Nëse ti i pyet njerëzit se çfarë duan nga jeta, ata do të përgjigjen: të jemi të lumtur dhe të shëndetshëm. Por, pyetja është: në qoftë se shumica duan lumturinë, atëherë pse kaq shumë janë të pakënaqur?
Gjërat që të gjithë njerëzit e lumtur bëjnë:
Përjetojnë ndjenja pozitive
Studimet thonë se njerëzit e lumtur përjetojnë ndjenja dhe emocione pozitive. Emocionet pozitive përmirësojnë elasticitetin, aftësinë e dikujt për të kërcyer pengesat dhe pakënaqësitë e përgjithshme të jetës.
Mendojnë pozitivisht
Një nga zakonet më të rëndësishme të njerëzve të lumtur është ristrukturimi i mendimeve, që përmirësojnë lumturinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Njerëzit e lumtur në përgjithësi përjetojnë mendime më pozitive, sesa njerëzit e pakënaqur.
Jetojnë çdo moment
Njerëzit e lumtur fokusohen në secilin moment, angazhojnë shqisat e tyre dhe janë më të ndërgjegjshëm.
Krijojnë marrëdhënie pozitive
Për të vazhduar “udhëtimin e lumturisë”, ju duhet të krijoni përvoja pozitive me miqtë dhe familjen.
Punojnë në drejtim të arritjeve
Ata punojnë për arritjen e qëllimeve, që ndikojnë në lumturinë dhe mirëqënien e tyre. Njerëzit më të lumtur përpiqen për realizimin, jo për para apo famë, por për shkak se ata besojnë në atë që ata janë dhe luftojnë për shkak të pasionit, apo besimit, dhe kjo i motivon ata që të kenë sukses.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.