Aktualitet

December 3, 2022 | 10:40

Gjeste dashurie në ditën ndërkombëtare të fëmijëve me aftësi ndryshe, Fondacioni FAB suprizon Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”

Takimi i sotëm, por jo i fundit, përkonte me vizitën simbolike për festat e fundvitit në Qendrën Pëllumbat. Zv.presidentët e Fondacionit FAB, (pjesë e  Hysenbelliu Group), Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu, janë gjithmonë të kujdesshëm përmes surprizave që u bëjnë fëmijëve, duke treguar vëmendjen që ata meritojnë jo vetëm në një ditë të vitit. Dhe nuk janë vetëm dhuratat pjesë e festës.

thumbnail_img-20221202-wa0029

Fëmijët i gëzohen atmosferës së kaluar me të ftuarit së bashku. Ata përgatiten për t’u dhuruar shfaqjen mikpritëse të ftuarve, një gjest dashurie dhe mirësie. Fabiola dhe Fatmiri përmes Fondacionit FAB  tregojnë një kujdes të vazhdueshëm ndaj nevojave që kanë këta fëmijë, të cilët janë ndryshe nga të tjerët. Tradita vijon, emocionet gjithashtu. Sepse ku ka dashuri, ka shpresë dhe jetë. Fondacioni FAB, gjithmonë mbështetës ndaj fëmijëve!

6

Fondacioni FAB: “Sot zgjodhëm të ishim pranë fëmijëve në Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, ku në fokusin e saj ka shtimin e vëmendjes dhe të përkujdesjes me krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe. Më shumë se ata, jemi ne që lumturohemi teksa shohim gëzimin, dëshirën dhe shpresën në sytë e tyre. Kjo është dashuria që dinë ta falin vetëm fëmijët, e cila është krejt e pastër, miqësore dhe e pakushtëzuar.”

5 2 4 1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top