Si të zbuloni nëse partneri është i dashuruar me ty apo jo? Gjuha e trupit ka qenë përgjigja e të gjitha studimeve. Nëse vini re këto gjeste tek partneri yt, do të thotë se ai është i dashuruar kokë e këmbë me ty.
Luan me flokët e tua
Gratë luajnë me flokët e tyre sa herë duan të joshin një mashkull. Ndërsa meshkujt arrijnë të joshin me anë të prekjes së mjekrës. Duhet të lumturoheni nëse ai dëshiron të jetë aq shumë pranë teje, sa të luajë dhe me flokët tuaja.
I pëlqen të shkëmbejë shikime me sy
Ai që është i dashuruar me ty, nuk t’i heq sytë për asnjë moment. Nuk do të lodhet asnjëherë nga kjo gjë pasi të konsideron njeriun më të bukur në botë. Kjo sjellje vihet re shumë shpejt.
Lëviz vetullat
Kur ai lëviz vetullat pa vetëdije kur është duke të dëgjuar, nuk resht së menduari për ty. Ndjenjat e tij tregohen me gjeste kaq të vogla. Kur ndodh lëvizja e vetullave, ai ndihet i surprizuar ose i kënaqur nga ajo që po thoni.
Të afrohet sa herë flet
Ty mund të të duket se ai nuk të dëgjon shumë mirë. Në fakt, ai thjesht dëshiron që të jetë sa më afër teje dhe nuk heziton që ta tregojë me gjeste.
Të ledhaton dorën vazhdimisht
Kur flet, qesh dhe në të njëjtën kohë të ledhaton dorën, tregon se dëshiron që të jetë pranë teje përgjithmonë.
I shkon buzëqeshja “vesh më vesh”
Nëse vë re buzëqeshje të vazhdueshme, është e qartë se ai është i lumtur që të shikon. Lumturia e tij bazohet tek ty. Thonë se meshkujt e bëjnë këtë vetëm kur i pëlqen prania e dikujt.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.