Ne e dimë që muzika është e mirë për të rinjtë dhe të moshuarit, pasi notat e melodive klasike ulin stresin dhe u japin paqe fëmijëve të porsalindur, e kësaj natyre ishte dhe surpriza e këndshme e një violinisti që dha një koncert të vogël për bebet e lindura para kohe dhe për prindërit e tyre në njësinë e kujdesit intensiv neonatal të spitalit Santa Croce dhe Carle di Cuneo.
Me rastin e ditës botërore të fëmijëve të lindur para kohe, stafi mendoi të organizonte diçka të veçantë për fëmijët shumë të vegjël që luftojnë për jetën, kështu që ishte pikërisht drejtuesja e kujdesit intensiv neonatal ajo që u nis për ta festuar këtë ditë në një mënyrë të veçantë, ajo arriti të gjejë violinistin, i cili, sipas kryeinfermieres, dëshiron të mbetet anonim sepse ka zgjedhur të dhurojë muzikën e tij për fëmijët e vegjël luftëtar, jo për të reklamuar veten, por sepse beson se është një gjest i rëndësishëm.
Kështu, fëmijët e vegjël, familjet e tyre dhe stafi i spitalit kaluan një pasdite ndryshe dhe me të vërtetë emocionuese, të shoqëruar me muzikë klasike, ndërsa violinisti endej nëpër salla duke luajtur melodi harmonike për të gjithë spektatorët veçanërisht për më të vegjlit, të cilët luftojnë për jetën dhe që edhe pse nuk e kuptojnë, kanë përfituar kaq shumë emocionalisht dhe fizikisht nga muzika e luajtur vetëm për ta.
Burimi / https://www.positizie.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.