Gjatë martesës së Brittany dhe Jeremy Peck ceremonia u ndërpre papritmas për një arsye, e cila i përloti të gjithë.
Në mes të procesit të dasmës, Todd Bachman, babai i Brittany, papritmas u ndal dhe shkoi për të marrë njerkun e Brittany. Babai biologjik donte që ai dhe njerku ta shoqëronin të bijën në altar.
Disa çaste më vonë babai dhe njerku kishin kapur nusen për krahu, e dukeshin sikur të ishin një familje e madhe.
Delia Blackburn, një fotografe e dasmës, nuk mund t’u besonte syve: Skena ishte absolutisht e pabesueshme, aq shumë sa që publikimi i saj në Facebook kishte marrë shumë pëlqime dhe reagime.
Ende sot kjo është një ndër historitë më të pëlqyera në rrjete sociale.
Ajo thotë: “Merrni facoleta, sepse do t’ju duhen kur të shikoni këto imazhe. Todd Bachman, babai i nuses, teksa po çonte vajzën e tij në altar, ndaloi procesionin dhe ndërsa njerëzit e tjerë ishin të hutuar nga ajo që po bënte, ai i’u afrua njerkut të saj “.
“Todd zgjati dorën dhe rrëmbeu atë të njerkut të saj, duke e tërhequr tek vajza e tij, për ta shoqëruar në altar bashkë. Të gjithë po qanin gjatë ceremonisë, unë gjithashtu”, kujton ajo.
Todd Bachman u tregoi të gjithëve se dashuria e vërtetë është dashuria për fëmijët e tyre.
Këto edhe sot janë imazhe që duhet të ndahen me të gjithë botën në mënyrë që të përhapet mirënjohja! Një gjest i përulur dhe fantastik, i respektuar nga babai i Brittany, i cili pranoi kështu figurën e njerkut që rriti vajzën sikur të ishte e tij!
Një gjest i thjeshtë por i rëndësishëm, jo vetëm për Brittany, e cila ka dëshiruar t’i ketë ata të dy krah për krah në një moment aq delikat dhe kuptimplotë për të, por edhe për të gjithë ne, duke treguar se mirënjohja gjithmonë kalon nëpër gjeste të vogla dashurie dhe mirësie!
Burimi / http://www.shkodra.news
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.