Në fokus

June 13, 2019 | 8:10

Gjethet e dafinës, një ilaç i vërtetë natyral

Përfitimet dhe vlerat terapeutike të gjetheve të dafinës janë shfrytëzuar për shekuj me radhë në mjekësinë tradicionale në të gjithë zonën e Mesdheut. Gjethet e thata të dafinës mund të përdoren për të përmirësuar shëndetin dhe për të parandaluar sëmundjet shëndetësore.

Ankthi. Djegia e dafinës në shtëpi ju ndihmon të relaksoheni, në sajë të vlerave relaksuese të aromës së saj. Është sugjeruar që ta bëni atë në mënyrë sporadike, për të shijuar në maksimum përfitimet e pabesueshme të saj.

Diabeti. Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, konsumimi i 1 deri në 3 gram gjethe dafine mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, kolesterolit dhe triglicerideve. Ky përfitim është veçanërisht i dobishëm për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Detoksifikon trupin. Gjethet e dafinës kanë veti diuretike që promovojnë dëbimin e toksinave përmes urinës. Për të shijuar këto përfitime, përgatitni një çaj bimor duke zier gjethe dafine.

Tretje. Sipas një studimi të Food Chemistry, laurol dhe cineole dy përbërës që gjenden tek gjethet e dafinës parandalojnë aciditetin e stomakut dhe formimin e gazit të zorrëve. Për të gëzuar të gjitha këto përfitime pini një gotë çaj dafine para se të hani.

Plagët. Dafina përshpejton shërimin e plagëve, në sajë të vetive antimikrobike dhe antibakteriale. Ajo promovon rigjenerimin e epidermës dhe gjithashtu mund të jetë e dobishme kundër kërpudhave, puçrrave dhe djegieve.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top