Këshilla & Arsye

November 24, 2016 | 11:09

Gjimnastika e trurit, të nxësh me sukses

truriTë shkruash, të dëgjosh, të flasësh dhe të ruash në kujtesë informacionin që të nevojitet, janë akte që kërkojnë kohën e duhur për t’i përpunuar njëkohësish, të cilat kërkojnë njëherësh të vësh në punë edhe dy hemisferat cerebrale.

Sikundër e kërkojnë shumë aktivitete të natyrës fizike dhe sportive të tilla si: atletikë, tenis, kërcim, truri është ai që jep e përcjell mesazhet në funksion të jetës.

 

 

left-right-brainTruri është i ndarë në dy pjesë: ana e djathtë dhe ana e majtë. Ato janë të lidhura nga një “urë” e cila quhet corpus callosum. Hemisfera e majtë në mënyrën se si funksionon është më kryesorja, analitike dhe e rëndësishme. Ajo njihet si truri, ose gjuha e trurit. Kjo pjesë kontrollon edhe funksionin e muskujve motorikë në anën e djathtë të trupit. Hemisfera e djathtë është më e shtrirë, gjithëpërfshirëse apo e njëhershme në veprim ose paralel me funksionet që merr. Ajo gjithashtu njihet si pjesa e refleks e trurit ose ndryshe Truri Intuitiv.

Ndaj në përditshmëri, nëse trurit i japim aktivitete të tilla psikofizike, kjo shërben për ta mbajtur edhe vetë trurin në formë dhe më aktiv në funksionet e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top