Mirëqenie

August 26, 2019 | 8:47

Gjimnastika në ujë, aleatja e shëndetit për moshën e tretë

 

Gjimnastika në ujë është sigurisht një nga aktivitetet më të përshtatshme për të moshuarit dhe rekomandohet për të gjithë, burra dhe gra. Ambienti antigravitacional ku kryhet, është i shkëlqyeshëm në prani të kufizimeve të lëvizjes, çrregullimeve të shqetësimeve të nyjeve ose dhimbjeve, sëmundjeve që prekin shtyllën kurrizore (psh. nervi shiatik, lumboskiatika, etj.), dhe osteoporoza. Këshillohet për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të bezdisshme të shpinës, në fakt duke shtrirë shtyllën kurrizore dhe duke e forcuar atë, pasi pesha e trupit në ujë zvogëlohet shumë, dhe përfitimet do të merren lehtësisht.

fitness-in-acqua-acqua-gym

Mund të niset në çfarëdolloj moshe…

  1. është ilaç për nyjet që lëvizin pa sforco të tepërt falë pranisë së ujit që ndihmon lëvizjen
  2. tonifikon sistemin muskulor duke e bërë atë më të fortë, në mënyrë që të shmangë dhimbjet e shpinës dhe dhimbjet e këmbëve
  3. ju bën të humbni peshë
  4. përmirëson qarkullimin dhe trainon sistemin kardio-qarkullues
  5. promovon koordinimin dhe ndihmon përqendrimin
  6. ndihmon në shoqërizimin, një mënyrë për të njohur njerëz të tjerë dhe për të shkëmbyer një bisedë…
  7. zhytja në ujë çon në një relaksim të përgjithshëm të personit me ndjesi të mirëqenies së përgjithshme

aquagym-donna-seniorAktiviteti mund të kryhet lartësi uji prej 180 cm me ndihmën e rripave të veçantë që ndihmojnë notimin, ose në vaskë mesatare me lartësi 110-130 cm. Duhet të shoqërohet në ritmin e muzikës dhe mjeteve të ndryshme që përdoren për të rritur përfitimet.

 

image-from-rawpixel-id-428576-jpeg

Përgatiti O.T / Burimi https://aquaticcenter.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top