Pasi u diagnostikua me kancer gjiri, Christina Belding iu desh t’i nënshtrohej një mastektomie totale për të ndaluar përparimin e sëmundjes, një luftë e ashpër, por në fund me fitore. Gjatë betejës së saj, që e bëri të kalonte ndryshime rrënjësore fizike, Christina ka mësuar se thelbi i saj i vërtetë si grua nuk është dhe nuk do të jetë në fizikun e saj.
Pas përgjigjes pa apel ndaj kancerit të gjirit, për të ishte e nevojshme t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjikal: pas dhimbjes dhe pranimit, Christina Belding mori një mësim të madh që vendosi ta ndajë me të gjitha gratë që e kanë gjetur veten përballë të njëjtit armik.
Dëshmia e saj vjen nga Kanadaja: ajo, një grua 52-vjeçare, duhej të pranonte që kirurgët të vazhdonin me heqjen e plotë të gjëndrave të saj të qumështit. Nuk ishte e lehtë të pranohej, por pas dhimbjes dhe zhgënjimit të gjatë, Christina mori një mësim.
Fitoi mbi kancerin dhe sot është e lumtur me pamjen e re
“Gjinjtë e mi duheshin hequr. Jam e lumtur që ndodhi kështu, sepse nuk ka më asnjë rrezik. Preferova t’i heq dhe t’i rindërtoj me proteza. Gjithashtu, të kesh gjoks nuk duhet të më përkufizojë mua si grua”. Për të ndarë përvojën e saj personale, ajo vendosi të përdorë Instagramin si një dritare: në disa përmbajtje sociale Christina tregoi se si jeta e saj ka ndryshuar, por në vend që t’i përjetonte ndryshimet e saj fizike si diçka të mjerueshme, ajo vendosi t’i qaset gjithçkaje pozitivisht. Me këtë në mendje, ajo arriti të ecë përpara duke arritur një qëllim të bukur: të fitojë mbi kancerin.
Nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale, Christina shfaqet e gëzuar në plazh me një mikeshë, teksa në trup tregon shenjat e betejës së saj. Me shembullin dhe dëshminë e saj ajo ka vendosur të frymëzojë gratë e tjera që e gjejnë veten në një situatë të ngjashme. Shembulli i saj është një ftesë për të përballuar betejën kundër kancerit me një buzëqeshje në fytyrë, duke përcjellë mesazhin se humbja e një pjese të trupit mund të ndryshojë jetën tuaj, por nuk do të ndryshojë atë që jeni në të vërtetë.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.