Qetësohuni gra, kur të vijë ajo ditë ju do ta mbani mend këtë tekst.
Ju ende nuk e keni hasur atë mashkull që të plagos zemrën tuaj dhe kur të ndodhë, do të ndiheni të hutuara sa kurrë më parë. Ju do të shikoni në sytë e tij dhe do ta keni të vështirë ta njihni atë, mashkullin që ka plagosur brutalisht emocionet tuaja më të bukura.
Ju do ta lini atë të shkojë dhe asgjë nuk do të ndodhë. Asnjë takikardi, asnjë dridhje këmbësh, apo marrje fryme. Qetësia që do të përjetoni do t’ju habisë… Ju do ta gjeni veten duke menduar: “Për këtë mashkull kam qarë kaq shumë?
Jo më larg se para syve do të shihni atë që ai është në të vërtetë. Do të duket e parëndësishme mënyra e tij e të ecurit, të lëvizurit… Ju do të shikoni brenda jush dhe do të habiteni kur të ndieni të gjitha agonitë të largohen. Në vend të saj më në fund do të jeni një grua e plotë, e qetë, dhe e lirë nga çdo ndjenjë toksike.
Ai do të kërkojë diçka, por do të gjejë vetëm indiferencë. Ju do ta përshëndesni atë, ndoshta do të flisni për diçka të parëndësishme, ndërsa brenda do të thoni mirupafshim përgjithmonë dhe do të ndiheni sikur po lundroni. Bëhet fjalë për atë ndjenjë të luhatshme, atë ndjenjë të çlirimit që ndihet pasi ke mbajtur emocionet të shtypura për shumë vite. Po, ti do të kuptosh se tani je imune ndaj hijeshisë së tij. Ky admirim që kurrë nuk keni qenë në gjendje ta shpjegoni vetë do të zhduket plotësisht.
Buzëqeshja e tij nuk do të bëjë që ju të mundni më shumë zemrën tuaj. Dhe ju do të jeni mirënjohëse për veten, për jetën, për këdo që ju ka ndihmuar që më në fund ta shihni ashtu si ai është. Ai mashkull që të tronditi fizikisht dhe emocionalisht deri në pikën e shkatërrimit, është një mashkull i zakonshëm, banal, madje i trashë.
Ju do të kujtoni me buzëqeshje të gjitha ato lot të derdhur, ato momente kur ju iu lutët Perëndisë për t’ju liruar nga ndjenja aq e paarsyeshme që keni ndjerë për këtë njeri. Një njeri që kurrë nuk të ka dashur me të vërtetë, por ka përfituar nga ndjenjat tuaja, bujaria juaj. Do të jetë një moment i mrekullueshëm kur të kuptoni se një cikël i jetës suaj është mbyllur. Përfundimisht.
Asnjë keqardhje, asnjë mizori, asnjë dhimbje. Asgjë. Ju do të kuptoni se edhe pse jeni plagosur me trishtim, ju jeni shëruar, që edhe pse rrjedh gjak, ju keni gjetur rrugën e duhur. Ju do të jeni krenare për veten, që keni vepruar dhe reaguar, për të shkuar më tej me një forcë që ju nuk mendonit se e kishit.
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.