Këshilla & Arsye

June 12, 2019 | 10:40

Gjithçka që ju duhet për një jetë të gjatë dhe të lumtur

Jetëgjatësia mesatare e dikujt që jeton në SHBA është 78 vjet. Por, ata me gjene dhe shprehi të mira të ushqimit mund të jetojnë mbi 100 vjet. Normalisht jo gjithçka ka të bëjë me atë se sa gjatë jetoni, por edhe me cilësinë e jetës që bëni. Është shumë e rëndësishme që të jeni në gjendje të mirë mendore dhe gjithmonë të keni përkrahjen që ju nevojitet.

Më poshtë keni disa këshilla që ju ndihmojnë të jetoni një jetë më të gjatë e më të lumtur.

Sensi i mirë i humorit

Ekziston një thënie “lumturia është ilaçi më i mirë” – dhe kjo është e vërtetë! Qeshja liron endorfinë dhe zvogëlon hormonet e stresit në trupin tonë. Këto endorfina që lirohen kur qeshim jo vetëm na përmirësojnë disponimin, por edhe e shpejtojnë procesin e shërimit të trupit. Prandaj, herën tjetër që sëmureni, sigurohuni të qeshni në vend që të përqendroheni tek dhimbjet.

Mësoni tërë kohën

Pavarësisht sa të vjetër jeni, ju gjithmonë mund të mësoni gjëra të reja në përditshmëri. Studimet kanë treguar se njerëzit me kureshtje natyrale për botën përreth tyre do të kenë kualitet më të mirë të jetës dhe do të jetojnë më gjatë.

Lini duhanin

Nëse pini duhan, jetëgjatësia juaj do të zvogëlohet mesatarisht 10 vjet. Ndonëse ka njerëz që thonë se kjo ka të bëjë kryesisht me gjenetikën, faktikisht nëse dëshironi t’ia shtoni vetes disa vite jetë, është mirë ta largoni sa më parë varësinë nga duhani.

Pini më pak alkool

Megjithëse thonë se një gotë verë në ditë është e mirë për zemrën dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, shumica prej nesh nuk dimë të ndalemi vetëm me një gotë verë. Sipas “The Guardian”, konsumimi i dy gotave verë e zvogëlon jetëgjatësinë me 30 minuta.

Flini më shumë

Sipas ekspertëve, të rriturve u nevojiten të paktën 7 orë gjumë brenda një nate. Njerëzit që flenë më pak kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut ose edhe mund të pësojnë sulm në zemër.

Jeta e shëndetshme seksuale

Lidhjet e shëndetshme intime vërtet na bëjnë më të lumtur. Sidoqoftë, ka edhe shumë përfitime fizike që vijnë nga një jetë e mirë seksuale. P.sh. trupi liron shumë endorfinë dhe orgazmat forcojnë sistemin imunitar, duke na ndihmuar të luftojmë dhe parandalojmë sëmundjet. Po ashtu nivelet e stresit zvogëlohen, shtypja e gjakut zvogëlohet, zvogëlohen shanset e zhvillimit të kancerit, etj.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top