A ju ka ndodhur që gjatë periudhave që jeni të stresuar ose të mërzitur të vuani nga sulmet e pakontrollueshme të urisë? Këtu janë 5 ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur, pasi përmbajnë sasinë e duhur të fibrave dhe ujit.
Ju jeni të stresuar, sepse jeta e përditshme shpesh na çon në adoptimin e regjimeve dietike, të cilat jo gjithmonë respektojnë sasinë e duhur të ushqyesve dhe mbi të gjitha jo gjithmonë në kohën e rekomanduar, por fakti është se trupi ynë përshtatet me zakonet që i japim dhe jo gjithmonë përgjigjet ashtu siç ne do të dëshironim.
Sulmet e urisë, 5 ushqimet që duhen marrë
Gjatë momenteve të pashmangshme të sulmeve të urisë, ne mund të hamë gjithçka që na vihet në dispozicion dhe ky është një fakt objektiv duke marrë parasysh edhe ritmin tonë të furishëm të jetës.
Janë 5 ushqime që rekomandohet t’i merrni në një moment sulmi urie…
Farat e kungullit janë ushqime plot fibra që ndihmojnë në rregullimin e insulinës, përgjegjëse për sulmet e papritura të urisë dhe i sigurojnë trupit yndyrna të mira, duke promovuar një ndjenjë të ngopjes dhe duke rregulluar gjendjen shpirtërore.
Kajsitë e thata janë mjaft të mira për të luftuar urinë dhe për të ndihmuar në momentet kur doni të hani patjetër diçka të ëmbël si frutat e thata në përgjithësi, për t’iu mbushur me energji dhe për të luftuar lodhjen duke iu furnizuar me fibra dhe minerale.
Kopër, është një perime me shumë pak kalori, rreth 31 në 100 g dhe na ndihmon të ndjehemi të ngopur. Ajo përmban shumë ujë dhe fibra, kështu që ndihmon në vonimin e sulmeve të urisë.
Fistikët janë një tjetër ushqim i mirë për të luftuar sulmet e papritura të urisë. Në të vërtetë, ata vonojnë thithjen e sheqernave dhe yndyrnave duke ju bërë të ndiheni më të ngopur. Vëmendje duhet t’i kushtohet sasive (40 g në ditë), pasi janë shumë të pasura me kalori, 100 g përmbajnë 560 kalori.
Një frut tjetër i shkëlqyeshëm është kivi, i cili gjithashtu ju bënë të ndiheni më të ngopur dhe ka pak kalori, rreth 61 për 100 g.
Burimi / https://www.ricettasprint.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.