Një histori e jashtëzakonshme, plot kthesa të papritura! Tepër dramatike. Një udhëtim i tmerrshëm, me të gjitha goditjet dhe të papriturat që nuk arrin t’i dallosh.
Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore. Rilei u largua për një muaj me pushime dhe gjërat mes tyre duket se ndryshuan dhe gjendja bëhet përherë e më e çuditshme. Rilei nisi ta shohë ndryshe, jo thjesht si shoqe. Dhe si të mos mjaftonte kjo, për ta ndërlikuar edhe më tepër marrëdhënien mes tyre, hyn në mes edhe armiku numër një i Kleitonit: një rival që kohët e fundit ishte interesuar shumë për Rilein.
Titulli: Gjithmonë ti, Rilei
Autore: Kirsty Moseley
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Irena Dono
Shtëpia Botuese: BOTA SHQIPTARE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.