Gishtat e këmbëve zbulojnë mendimet tuaja? Qafat e gishtave tregojnë aftësitë tuaja shprehëse? Mollëzat e shputave pasqyrojnë ndjenjat tuaja më intime?- Trina tregon se sa mirë komunikoni me njerëzit? Thembrat tuaja reflektojnë siguri? Këmba e djathtë tregon të kaluarën tuaj, ndërsa e majta të sotmen?… Mesa duket, po. Kështu thotë Chris Stormer, autori i librit “Gjuha e këmbëve”. “Këmbët, – shkruan ai, – edhe pse nuk i kushtohet aq vëmendje leximit të tyre, na tregojnë për mendjen, trupin, shpirtin. Ato ndryshojnë vazhdimisht, duke treguar luhatjet e mprehta, të pakapshme dhe të panjohura të nënvetëdijes e pavetëdijes. Karakteristikat gjithnjë në ndryshim të këmbëve na japin të dhëna të vlefshme për nevojat e brendshme; po kështu krijojnë mundësi për një zhvillim të personalitetit dhe të përmbushjes së vetvetes. Të 26 kockat e vogla, 19 muskujt dhe mbi 30 ligamentet përshtaten natyrshëm me ulje-ngritjet në jetë, duke përballuar me lehtësi sfidat e saj… këmbët bashkërendohen këndshëm me mendimet dhe reagojnë sipas rrethanave”…
Reflektimet e pjesëve të trupit në këmbë
Mollëza e gishtit – Koka dhe fytyra.
Qafa e gishtit – Qafa dhe fytyra.
Mollëzat e shputës – Kafazi i brinjëve, kraharori, gjoksi, sistemi i frymëmarrjes.
Trina e mishtë – pjesa e butë e barkut, organet tretëse, riprodhuese dhe urinare.
Thembra e fortë – Kockat e legenit, sistemi i poshtëm riprodhues, sistemet e poshtme urinare dhe ato tretëse, si dhe gjymtyrët e poshtme.
Pjesa e sipërme e këmbës – Shpina kockore dhe muskulore.
Ana e jashtme – Gjymtyrët, pjesa anësore e trupit dhe vithet.
Ana e brendshme – Shtylla kurrizore dhe organet e brendshme
Ecja
Të ecësh me këmbë të kthyera nga brenda – drojë e lindur, pasiguri për shkak të mungesës së besimit.
Këmbë të kthyera nga jashtë – shkalla në të cilën dalin këmbët nga jashtë tregon sesa të çekuilibruara janë. Tregojnë mungesë drejtimi, pasi nuk prishin punë me askënd, ndjekin gjurmët e të tjerëve, ose marrin urdhra apo përmbushin udhëzimet, si për shembull balerinët.
Tipi
Këmbë atletike – Mospranimi i ideve i shkakton pezmatim dhe acarim të madh. Kërkon falënderim dhe pranim.
E brishtë – Delikate dhe lehtësisht e lëndueshme. I nevojitet më tepër vlerësim për veten.
E butë dhe e thatë – I shfaq vazhdimisht ndjenjat, fyhet lehtë. Një qëndrim i çlodhur do t’ia lehtësojë rrugën.
Me flluska – Grindje dhe djegie e brendshme që shfaqet në sipërfaqe.
Me rrudha – E shqetësuar dhe e dobësuar. Pa energji. Gjuha Duhet të mos merakoset shumë për veten dhe të tjerët
Thonjtë
Thonj të thyer – Të pavendosur në duhet të mbrojnë idetë e tyre apo të të tjerëve.
Thonj të shkurtër – U pëlqen të ruajnë lidhjet.
Thonj të verdhë – Të lodhur nga mbrojtja apo justifikimi i mendimeve dhe ideve.
Thonj të trashë – Ndjejnë se mbrojtja e tepruar është e nevojshme
Detaje
Këmba e majtë më e madhe – tregon më pak përmbajtje në të tashmen.
Këmba e majtë më e vogël – tregon kufizim në të tashmen.
Këmba e djathtë e deformuar – është shtrembëruar nga tensionet e së kaluarës.
Këmba e majtë e deformuar – u është dorëzuar tensioneve të së tashmes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.