Mirëqenie

June 15, 2016 | 8:37

Gjuha e trupit

Gjuha e trupit është forma më e vjetër e komunikimit të përdorur nga njeriu, dhe jo më kot studimet mbështesin se 90% e komunikimit tonë është joverbal. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, fjala ka zëvendësuar domethënien e gjesteve të trupit. Sidoqoftë, komunikimi joverbal është gjithnjë prezent dhe i pashmangshëm në marrëdhëniet njerëzore. Komunikimi ynë përmes fjalëve mund të transmetojë akoma edhe më pak mesazhe sesa mënyra se si ne lëvizim, si qëndrojmë, si sillemi, si ecim etj.

Mbajtja e shpatullave: Qëndrimi i trupit me shpatulla të kontraktuara apo të harkuara, është një shenjë nervozizmi dhe pasigurie.

Gjestikulacionet: Nëse dikush e vë në lëvizje të tepërt trupin teksa është duke folur, krijohet përshtypja se ndodhet në një situatë të sikletshme për atë që po thuhet apo je duke bërë.

Qëndrimi krahëhapur: Kur ju shikoni shuplakat e duarve të dikujt teksa ai është duke folur, nënkuptohet transparencë dhe ndershmëri.

Pëllëmbë të kryqëzyara: Ndërsa duart e mbledhura, kur ne mund të shohim vetëm anën e pasme të duarve të dikujt, nënkuptojmë se ai është duke fshehur diçka dhe është i mbyllur ndaj mendimeve dhe qëndrimit të tjetrit. Duart e mbledhura ose të futura në xhep, mund të simbolizojnë gjithashtu se jeni të ftohtë dhe nuk keni dëshirë të bisedoni në një kontekst të dhënë.

Vetëpërqafimi: Vetëpërqafimi është i karakterizuar nga mbajtja e një krahu në shpatullën tjetër dhe anasjelltas, e cila krijon përshtypjen sikur kemi përqafuar veten tonë. Ashtu siç ka ndodhur në fëmijëri, kur prindërit na kanë përqafuar kur jemi ndjerë të pasigurt e të shqetësuar. Vetëpërqafimi është një përpjekje për të krijuar ndjenjën e mirëqenies që ne kemi marrë nga këto përqafime. Një person që priret të bëjë këto gjestikulacione, tregon ndjesi pasigurie.

Qëndrimi i këmbëve: Nëse i mbani këmbët larg njëra-tjetrës, ky qëndrim tregon dominancë dhe vendosmëri. Kur dikush është duke treguar diçka dhe i mban këmbët të veçuara, të shoqëruara me duart e vendosura mbi legen, është një shenjë treguese e fuqisë mbi të tjerët. Nëse këmbët janë të kryqëzuara dhe shoqërohen me krahët e mbledhur, janë shenjë treguese e një pozicioni mbrojtës që mban dikush ndaj dikujt tjetër, si dhe ndjenjë ftohtësie.

Mënyra e të ecurit: Mënyra se si ne i hedhim hapat teksa jemi duke ecur, është tregues shumë i mirë i gjendjes sonë shpirtërore, si dhe i qëndrimit që mbajmë në varësi të situatës në të cilën ndodhemi. Nëse dikush ecën me hapa të rëndë e të mëdhenj, perceptohet si njeri me personalitet optimist dhe krenar.

Kryqëzimi i këmbëve kur jemi të ulur dhe vendosja e duarve përreth gjunjëve, janë tregues të një gjendjeje të qetë shpirtërore dhe rehatie. Nëse një mashkull teksa është duke biseduar përpiqet të sistemojë kravatën me veprime të përsëritura, të heqë xhaketën apo të prekë hundën në mënyrë të pavullnetshme e të shpeshtë, është shenjë e një kompleksi inferioriteti (frika se mos nuk është duke ngjarë bukur përpara personit që është duke biseduar).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top