Ne mund të gënjejmë me fjalë, por jo me qëndrimet dhe lëvizjet tona: kjo është ajo që ne i kushtojmë vëmendje, te vetja jonë dhe tek të tjerët…
Trupi nuk gënjen. Ose të paktën e bën këtë me vështirësi të mëdha dhe mund të tradhtojë mendimet dhe aspiratat tona të vërteta. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mësojmë të lexojmë sinjalet joverbale që na vijnë nga bashkëmoshatarët tanë dhe të jemi sa më të vetëdijshëm për atë që dërgojmë. Por mos harroni se është e lehtë të kontrollosh fjalët, por gjestet dhe qëndrimi janë të lidhura kryesisht me nënndërgjegjen dhe janë shumë të vështirë për t’u komanduar. Por diçka mund të bëhet, duke pasur parasysh se, në dashuri, në punë apo me miqtë, është e pamundur të mos komunikosh.
Mesazhet – Së pari le të japim dorëheqjen: nuk është e lehtë të heshtim trupin tonë. Një shtrëngim duarsh i thjeshtë mjafton për të zbuluar shumë gjëra për ne. Rastësisht, edhe ky gjest i thjeshtë i përshëndetjes ka rregullat e veta: ai duhet të bëhet në dorë të hapur, me gishtin e madh lart, pa dërrmuar dorën e tjetrit. Ne përpiqemi të prezantojmë veten te të tjerët në mënyrë të qetë dhe pozitive, ndoshta të armatosur dhe me buzëqeshje: ky është hapi i parë për të transmetuar një imazh të këndshme për veten si me mendje të hapur, miqësor dhe të sigurt pa arrogancë.
Edhe nëse kemi disa shqetësime rreth rezultatit të takimit, qoftë dashurie apo pune, gjëja më e rëndësishme është kontrollimi i shqetësimit. Nëse ne ruajmë qetësinë, nuk do të na tradhtojnë sytë, djersitja e tepruar, lëvizja e tepërt e duarve dhe kokës apo lëvizje të tjera që na vënë në dukje shqetësimin. Shkurtimisht, mënyra më e mirë ruajtur qetësinë është të jesh i vërtetë.
Veprimet që duken – Kontakti vizual është thelbësor. Nëse e shmangim shikimin e bashkëbiseduesit ose nëse i kthejmë sytë diku tjetër, do të japim përshtypjen se jemi të dyshimtë, ose jo shumë të interesuar, apo edhe jo shumë të sigurt në veten tonë. Nëse ne e gjejmë veten përpara një personi që na intereson në një sens sentimental, loja e shikimit është thelbësore: fakti i lëkundjes së qepallave për pak çaste ose thjesht duke e kthyer kokën si të vëzhgosh tjetrin, është një nga lojërat më joshëse klasike.
Qëndrimi – Është mënyra me të cilën flisni me gjithë trupin tuaj. Kalimi i krahëve para gjoksit është një shenjë e mbylljes dhe e mbrojtjes ekstreme: në përgjithësi është një gjest që duhet shmangur sa më shumë që të jetë e mundur. Më mirë t’i vendosësh duart në prehër, nëse ulesh, pa treguar se po i mbajmë gishtat ndërsa numërojmë deri në dhjetë për të mbajtur qetësinë. Ose mund të vendosësh një dorë në një gju dhe tjetri në tryezë.
Sidomos në marrëdhëniet formale, për shembull gjatë një interviste për punë, është e rëndësishme që të ruhet një qëndrim i drejtë dhe “vital”: duke treguar veten të ulur në një mënyrë të çrregulluar përcjell një përshtypje shumë të keqe. Ndërsa bashkëbiseduesi ynë flet, ne duhet të mbajmë një qëndrim aktiv të dëgjimit, me një qëndrim të drejtë dhe një vështrim të vëmendshëm. Lëvizja në sallë dhe shmangia e shikimit në sy: do të jap përshtypjen se jemi të mërzitur dhe jo shumë të interesuar.
Nëse qëndron zemra në mes – Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në nisjen e mesazheve të joshjes dhe në kuptimin se si reagon tjetri tek thirrjet tona. Instinkti zakonisht jep një dorë të rëndësishme: siç kemi thënë më lart, sinjalet trupore në pjesën më të madhe të rasteve janë të pavetëdijshme. Kur një person ka një interes për dikë, ai do të tentojë të afrohet për të hyrë në hapësirën e tij personale, do të përpiqet (fillimisht me kujdes) të hyjë në kontakt fizik, ndoshta duke prekur një krah ose një dorë.
Për të treguar interesim për një burrë, një vajzë zakonisht lëkund flokët e saj, një unazë ose një bizhu tjetër, ose madje jakën e këmishës ose një fustan. Ai në vend të kësaj, përkulet përpara me trupin e tij për t’u afruar me të, i përsërit vazhdimisht fjalët e tij, ngre vetullat në një shenjë pëlqimi, tregon interes dhe ndjeshmëri. Kur tërheqja shkaktohet, gjithçka që mbetet është të lejojmë që kimia të flasë.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.